Bota

Britanikët japin shpresë/ Kura me proteina në Angli ul numrin e pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv

20 Korrik 2020, 12:09 Nga DOSJA
Britanikët japin shpresë/ Kura me proteina në Angli ul numrin e

BRITANI E MADHE– Koronavirusi është bërë tashmë një vrasës që nuk kursen as të rinj as të moshuar. Në më shumë se gjysëm viti pandemia Covid-19 u ka marrë jetën mbi 600 mijë njerëzve.

E ndërkohë shumë kompani në mbarë botën po punojnë për krijimin e një vaksine kundër Covid -19.

Mes kësaj situate aspak të lehtë mediat e huaja kanë shkruar se pas një testimi klinik ka rezultuar se një kurë e re për Covid-19 që redukton në mënyrë të ndjeshme numrin e pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv.

BBC ka shkruar se kjo kurë është prodhuar nga kompania angleze Synairgen, e cila përdor një proteinë të quajtur beta interferon, që prodhohet nga trupi kur preket nga infeksionet virale.

Proteina thithet direkt në mushkëri nga pacientët me Covid-19, duke përdorur një nebulizator, duke shpresuar se do të stimulojë reagimin imunitar.

Rezultatet e para sugjerojnë se kura i ul me 79 % shanset që një pacient të kalojë në sëmundje të rëndë dhe të ketë nevojë për ventilim.

Gjithashtu thuhet se kura redukton ndjeshëm problemet me frymëmarrjen, si edhe koha që kalon një pacient në spital reduktohet deri me një të tretën.

Për realizimin e këtij studimi janë marrë 101 vullnetarë në nëntë spitale të Britanisë së Madhe.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll