Politike

Ç’po ndodh brenda Këshillit Politik, Gjiknuri ‘kryeson’ mbledhjen, moderon pranë flamurit kuqezi

20 Korrik 2020, 10:06 Nga DOSJA
Ç’po ndodh brenda Këshillit Politik, Gjiknuri

TIRANË– Videoja që po shikoni vjen nga brenda mbledhjes së Këshillit Politik. Siç shihet edhe nga pamjet, të gjithë janë të ulur në vendet e tyre, me dosjet në duar.

Çdo përfaqësues politik, qoftë i maxhoranës, apo Opozitës, ka vendosur maskën, dhe ka ruajtur distancën me personin tjetër që i është ulur pranë.

Ajo që bie në sy në këtë momente është se personi që po modern është Damina Gjiknuri. Aktualisht ai po flet në lidhje me paketën e arritur. Pranë tij është edhe flamuri kuqezi.

Përfshirë brenda asaj në Kuvendin e Shqipërisë, gjithminë, brenda asaj pakete të arritur,”- dëgjohet të thotë Gjiknuri, ndërkohë që pjesa tjetër e fjlëve mbeten mister për momentin.

Këshilli Politik është mbledhur sot në Pallatin e Kongreseve, Këshilli Politik. Të pranishëm janë kryeministri Edi Rama, Damian Gjiknuri, Gazmend Bardhi, Dorjan Teliti, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili, Myslym Murrizi, Alban Zeneli, Arben Elezi dhe Rudina Hajdari. 

Palët pritet të diskutojnë së bashku për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore, “kërkesa” të opozitës së re që janë pranuar nga kryeministri Edi Rama, por që kanë shkaktuar ‘turbulenca’ në politikën e vendit.  

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri edi rama oerd bylykbashi takimi ne kp per listat e hapura damian gjiknuri edi rama oerd bylykbashi takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll