Politike

“Ohhh nëna ime”/ Manastirliu flet për pamjet tek Infektivi: S’bëhet politikë me virusin, mjekët e dinë se çfarë sh

20 Korrik 2020, 10:04 Nga DOSJA
“Ohhh nëna ime”/ Manastirliu flet për pamjet tek

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mësohen tashmë duke jetuar me distancimin social dhe maskën si një realitet të ri për kohën ku po jetojnë.  Në ceremoninë e dorëzimit të aparaturave të reja mjekësore për spitalet Covid, ndihmë e BE-së për Shqipërinë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjeti rastin t’i përgjigjet por njëkohësisht edhe të apelojë klasën politike, për më shumë bashkëpunim në luftën nga koronavirusit. Manastirliu tha se “s’ka më normalitet të vjetër, ka një normalitet të ri që na detyron të jetojmë me rregulla”.

Ministrja nuk ka komentuar akuzat që kanë ardhur në dy ditët e fundit nga opinioni publik dhe opozita për videon e publikuar të shtunën nga MSH, për të sëmurët tek Infektivi, por vetëm tha se nga virusi “po vuajnë më shumë se 120 qytetarë në dy spitalet, po marrin trajtim spitalor ku për fat të keq dhe pas përpjekjeve të mjekëve 112 qytetarë kanë humbur jetën e s’ja kanë dalë ta fitonin betejën, më shumë se 1600 qytetarë janë aktualisht të prekurt aktive dhe të izoluar”. Kemi 4 struktura për trajtimin e pacientëve me Covid, dy spitale që funksioniojnë parapërgatitemi që të hapemi dhe covid 3 ish kirurgjitë në QSUT dhe më pas dhe Covid 4 që është struktura e bërë gati në kohën rekord për të mundësuar zgjerimin e kapaciteteve. Struktura ka të gjitha materialet e nevojshme për të pritur pacientët si spital karantinë që është me 100 shtretër.

Ministrja i është përgjigjur edhe akuzave politike duke theksuar se nuk është koha që të bësh politikë me virusin.

“Nuk jemi vonë, duhet të përfitojmë nga cdo ditë për të krijuar barrierën e nevojshme që ky virus të mos gjejë terren. Për fat të keq ka dhe nga ata që unë i them mjek të politikës e politikanë të mjekësisë, qe e shfrytezojne situaten për të bërë politikë me virusin.  S’mund të bëhet politikë me virusin, mjekët që punojnë në dy spitalet e dinë mirë se cfarë po shohin e po përjetojnë familjarët e atyre të prekurve e dinë mirë cfarë po përjetojnë që rrinë poshtë spitalit për të pritur një lajm nga i afërmi i tyre,. Nuk është vonë për të bërë atë që kërkohet, nga ata mjekë të politikës nuk kërkohet shumë se kur e patën mundësinë të drejtojnë vendin e sistemin shëndetësor nuk bënë asgjë”.

Ditën e shtunë, MSh publikoi një video të pacientëve të shtruar tek spitali Infektiv, ku vetë Manstirliu pretendonte se bëhej fjalë për të prekurit me COVID-19 të cilët po vuajnë në këtë spital. Por disa orë më vonë, familjarë të personave të filmuar denoncuan në rrjetet sociale, se të afërmit e tyre  nuk ishin të prekur nga COVID-19 dhe se janë filmuar pa tëdrejtë në spital, ku kanë shkuar të marrin shërbim për të tjera probleme me shëndetin e tyre. Dje, u zbuluan edhe të tjera detaje të dyshimta nga videoja në fjalë, ku të sëmurve iu shërbehej serumi në disa shishe uji plastike të një kompanie private. Reagimet kanë qenë të shumta, ku edhe PD kërkoi sqarim ose dorëheqje të Manastirliut.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll