Politike

Me maskë dhe kostum të zi, kryeministri Edi Rama mbërrin në Këshillin Politik

20 Korrik 2020, 09:08 Nga DOSJA
Me maskë dhe kostum të zi, kryeministri Edi Rama mbërrin në

TIRANË- Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve ku është mbledhur Këshilli Politik. Kryeministri ka veshur maskën e tij të personalizuar në ngjyrë të zezë dhe kostum të zi.

Rama hyri i fundit në ambientet e godinës ku pritet që palët të diskutojnë për pikëpamjet e tyre në lidhje me ndryshimet Kushtetuese të propozuara nga opozita e re, dhe të mbështetura fuqishëm nga maxhoranca.

Takimi vjen një javë pas miratimit në parim në Komisionin e Ligjeve të Paketës me ndryshimet Kushtetuese.

Ndryshimet sjellin heqjen e koalicioneve në zgjedhjet e ardhshme dhe hapjen pjesore të listave. PD, LSI dhe faktori ndërkombëtar kundërshtojnë këto ndryshime, teksa opozita hodhi idenë që çdo ndryshim përtej marrëveshjes së 5-qershorit të diskutohet në Këshillin Politik.

(F.g/dosja.al)

Lajmi kryesor: Mblidhet Këshilli Politik/ Rama merr ‘frenat’ e situatës në dorë, shkon vetë me Gjiknurin, Basha në Kosovë, ia ‘delegon’ detyrën Bardhit

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama takimi ne kp per listat e hapura edi rama takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll