Politike

Gjobat ndaj medias gjatë pandemisë/ “Ligjet” rrëzojnë me 16 vota dekretin e presidentit Meta, vendosja e maskës e detyr

20 Korrik 2020, 08:34 Nga DOSJA
Gjobat ndaj medias gjatë pandemisë/ “Ligjet”

TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta lidhur me masat administrative gjatë pandemisë së koronavirusit në vend. Me 16 vota pro, Komisioni ka hedhur poshtë dekretin e Metës, duke i vlerësuar si të nevojshme të gjitha ndëshkimet për mosmarrjen e masave për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Sipas Metës, gjobitja me 1 milion lekë ose bllokimi i sinjalit për televizionet që nuk respektojnë dy metra distancë apo ftojnë më shumë se dy persona në studio, nuk është proporcional dhe mund të çonte në ndëshkimin me pa të drejtë të mediave.

Gjithashtu Meta shtonte edhe faktin se Ministria e Shëndetësisë nuk është organi përkatës për të vendosur gjoba. Megjithatë asnjë nga sugjerimet e tij nuk janë marrë parasysh nga anëtarët e Komisionit, të cilët janë treguar të vendosur për të kaluar ligjin. 

Pas kalimit të tij në Kuvend, në të gjithë studiot televizive është e ndaluar që të ftohen më shumë se 2 persona, të cilët duhet të kenë një distancë prej të paktën 2 metrash. Në të kundërt, do të ndëshkohen me gjobë ose me heqje sinjali. 

Ndërkohë, gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve u doskutua edhe projektligji për vendisjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse ndaj Covid-19, në ambiente të mbyllura. Kjo nismë u miratua në mënyrë unanime dhe pritet të kalojë në Kuvend.

(k.m;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta komisioni i ligjeve koronavirusi ne shqiperi ilir meta komisioni i ligjeve koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll