Politike

Videoja e frikshme nga Infektivi, PD: Manastirliu të japë dorëheqjen se po terrorizon njerëzit me genjeshtra, sërumet i jap

19 Korrik 2020, 13:27 Nga DOSJA
Videoja e frikshme nga Infektivi, PD: Manastirliu të japë

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka kërkuar dorëheqjen e ministres Ogerta Manastirliu. Përmes një statusi në rrjetet socialr, SPahia shkruan se videoja e publikuar një ditë më parë nga Manastirliu, ku dëgjoheshin rënkimet e pacientëve, është e rreme pasi aty nuk ka të sëmurë me Covid-19.

Sipas Spahisë, për këtë arsye, Manastirliu duhet të japë dorëheqjen dhe SPAK të nisë hetimet pasi vetë ministrja po terrorizon njerëzit. Ndër të tjera, ish-deputeti ka shkëputur një foto nga videoja e Manastirliut ku shihet se sërumet jepen me shishe uji.

Statusi i plotë

Bardh Spahia: DORËHEQJA E OGERTA MANSTIRLIUT ËSHTË MË E PAKTA! SPAK TË NISË HETIMET PËR TERRORIZIMIN E QYTETARËVE ME VIDEO TË RREME Ministrja e Shëndetësisë duhet te japë dorëheqjen! Ajo ka mashtruar qytetarët përmes pamjeve të rreme, duke i terrorizuar ata. Efekti nuk është aspak sensibilizimi i qytetarëve për të përdorur maskën dhe masat e tjera për distancim social dhe higjenë. Denoncimin e një qytetari tek JOQ ma kanë dërguar me dhjetëra të njohur, të revoltuar nga horrorri që Ministrja e Shëndetësisë përcjell me dashje. Qytetari ka njohur në video gjyshen e tij, të painfektuar nga COVID, që sot e ka në shtëpi, por që Ogerta Manastirliu e paraqet si të shtruar në spitalin COVID. Ogerta Manastirliu duhet të japë dorëheqjen, sepse në vend të mesazheve bashkëpunuese, edukative për qytetarët, mbjell frikë dhe terror me regjinë e rreme makabre të Edi Ramës.  Qytetarë! Kujdesuni për veten! Është e vetmja mënyrë që të mos përfundoni tek spitali Infektiv, ku kushtet e pacientëve me COVID 19 janë skandaloze, siç kemi parë me në pak foto dhe video klandestine, pasi të sëmurët trajtohen si të burgosur pa asnjë të drejtë kontakti me jashtë, vetëm për të mos treguar të vërtetën e dështimit të Ogerta Manastirliut dhe Edi Ramës me krizën COVID 19 dhe me shëndetësinë në këto 7 vjet.

Shikoni edhe një herë videon e qeverisë. Pamjet tregojnë se serumet jepen në shishe uji. Në këtë nivel të tmerrshëm ka mbërritur shëndetësia falas, që premtoi Edi Rama 7 vjet e gjysëm më parë. Prokuroria e Posaçme duhet të nisë menjeherë hetimin penal për Ministren e Shëndetësisë, që shpërndau një video false për të terrorizuar qytetarët! Në gati 108 vjet shtet, shqiptarët nuk kanë patur kurrë një qeveri kaq armiqësore ndaj tyre sa modeli që solli Edi Rama. Një qeveri që i vjedh, i varfëron, i mashtron dhe i terrorizon!

Një ditë më patë Ogerta Manastirliu publikoi disa pamje të frikshme nga spitali Infektiv. Sipas ministres, gruaja në video që rënkonte ishte e infektuar me Covid019. JOQ publikoi një natë më parë reagimin e nipit të gruas në fjalë, që shkruante se gjyshja e tij s’kishte koronavirus por sëmundje të tjera, duke bashkëngjitur edhe kartelën mjekësore. 

Dosja.al me anë të një shënimi kërkoi reagimin e ministres Manastirliu. A ishin të vërteta pamjet e publikuara dje, si është e vërteta me të moshurën dhe pse u publikuan ato pamje që shkaktuan vetëm panik e frikë dhe aspak ndërgjegjësim?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia ogerta manastirliu bardh spahia ogerta manastirliu

Sondazh

Poll