Politike

Basha mbyll ditën e parë të vizitës në Kosovë, takohet me krerët e shtetit, thirrje kosovarëve: Ejani për pushime në S

20 Korrik 2020, 05:47 Nga DOSJA

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha prej mëngjesit ka shkuar në Kosovë, ku edhe ka zhvilluar takime me krerët e politikës në vendin fqinj. Fillimisht Basha është pritur në kryeministri nga Avdullah Hoti, me të cilin ka zhvilluar edhe një konferencë për shtyp.

Në fjalën e tij, Basha premtoi se gjëja e parë që do të bënte kur të vinte në detyrë si kryeministër, do të ishte heqja e taksës së rrugës së Kombit. Më tej, Basha shprehu mbështetjen e tij në procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë duke përgëzuar Hotin edhe në menaxhimin e pandëmisë së koronavirusit. 

Basha takoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në fjalën e tij për mediat, pas takimit që u mbajt në Presidencë, Basha e vuri theksin tek bashkëpunimi i ngushtë mes forcave politike, gjë që sipas kryedemokratit, e forcon Kosovën në sfidat me të cilat përballet. Basha theksoi se roli i SHBA dhe BE është një parakusht në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, në raport me suksesin e çdo iniciative që do çojë në njohjen përfundimtare reciproke mes dy vendeve. Referuar akuzës së ngritur nga Gjykata e Hagës mbi presidentin Thaci dhe ish kryeparlamentari Veseli, Basha u shpreh se ata kanë mbështetjen maksimale të Opozitës.

Më pas sipas axhendës, kreu i selisë blu zhvilloi një takim me Vjosa Osmanin, me të cilën mbajti edhe një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij, Basha u pyet nëse kosovarët janë të mirëpritur në Shqipëri, dhe kreu i PD-së u bëri thirrje të gjithë kosovarëve që pushimet verore të vijnë t’i kalojnë në Sqipëri. Basha e konsideroi mjaft të përgatitur sezonin turistik në Shqipëri dhe me masa të marra për të mbrojtur shëndetin e njerëzve.

Me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Basha bisedoi për sfidat ekonomike dhe shëndetësore të krijuara nga COVID-19 dhe rëndësinë e hapave për të frenuar largimin e të rinjve. Ndërkohë gjatë takimit me Fatmir Limajn, kryedemokrati shprehu mbështetjen e Partisë Demokratike për të gjitha sfidat e Kosovës.

Në përfundim të takimeve, Basha vizitoi edhe kreun e PDK Kadri Veselin, duke e përkrahur në përballjen e tij me Prokurorinë Speciale për Krimet e Luftës, ku theksoi se drejtësia do të triumfojë. Në pamundësi për t’u takuar me Isa Mustafën, i cili u prek nga COVID-19, Basha u prit nga nënkryetari i LDK Agim Veliu, me të cilin diskutuan për çështje të rëndësishme, ku theksi u vu te dialogu me Serbinë si rruga e vetme drejt njohje së ndërsjellë.

 

 

 

AXHENDA E PLOTË

Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti VENDI: Kryeministria. Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi VENDI: Presidencë. Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin. 

Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit. Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK VENDI: Selia e AAK. Ora 17.00 – Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën. VENDI: Selia e Nismës. Ora 17:45 – Takim me drejtuesit e LDK-së VENDI: Selia e LDK. Ora 18:30 – Takim me drejtuesit e PDK-së VENDI: Selia e PDK

Të martën, Kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.
Zoti Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

Në vizitën në Kosovë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të shoqerohet nga Z. Edi Paloka, Nënkryetar i PD, Z. Besnik Mustafa, ish Ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Z. Kreshnik Collaku, anëtar i Kryesisë së PDSH
Z. Arben Cejku, ish ambasador dhe drejtues i Qëndrës Shqiptare për Mirëqeverisje.

(K.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha ne kosove lulzim basha lulzim basha ne kosove

Sondazh

Poll