Politike

Dy ditë vizitë në Kosovë, zbardhet axhenda e Bashës, kreu i PD-së do të zhvillojë takime me krerët më të lartë, drek

19 Korrik 2020, 17:19 Nga DOSJA
Dy ditë vizitë në Kosovë, zbardhet axhenda e Bashës,

TIRANËDosja.al ka zbardhur axhendën e kreut të Partisë Demokratike Lulaim Basha, i cili do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Kosovë. Mësohet se Basha do ta nisë ditën e hënë me nje takim me kryeministrin e vendin, Avdullah Hoti. 

Ky takim do të zhvillohet në orën 11:00, tek kryeministria e Kosovës. Një orë më vonë, kreu i selisë blu do të takojë, Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ky takim do të zhvillohet në Presidencë.

Sipas axhendës, të siguruar nga Dosja.al, kryetari i Partisë Demokratike do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e tjerë të politikës në Kosovë. 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Kosovë, me ftesë të Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti. Kryetari Basha do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës së Kosovës.

Në orëm 13:00, Basha do të drekojë me kreun e Vetëvendosje, Albin Kurti. Takime do të zhvillojë edhe me Ramush Haradinajn, Vjosa Osmanin, Fatmir Limajn, etj. 

Axhenda e plotë, të hënën më 20 Korrik 2020, Kryetari Basha do të takohet me:

Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti
VENDI: Kryeministria

Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi
VENDI: Presidencë

Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin

Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani
VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK
VENDI: Selia e AAK

Ora 17.00 – Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën
VENDI: Selia e Nismës

Ora 17:45 – Takim me drejtuesit e LDK-së VENDI: Selia e LDK

Ora 18:30 – Takim me drejtuesit e PDK-së VENDI: Selia e PDK

Të martën, Kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.
Zoti Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

Në vizitën në Kosovë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të shoqerohet nga Z. Edi Paloka, Nënkryetar i PD, Z. Besnik Mustafa, ish Ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Z. Kreshnik Collaku, anëtar i Kryesisë së PDSH
Z. Arben Cejku, ish ambasador dhe drejtues i Qëndrës Shqiptare për Mirëqeverisje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne kosove lulzim basha basha ne kosove lulzim basha

Sondazh

Poll