Politike

Ina Zhupa: Veliaj po shkatërron godinën e Ministrisë së Drejtësisë, heq pllakat e mermerit që Fusha t’i zëvendësojë

19 Korrik 2020, 15:13 Nga DOSJA
Ina Zhupa: Veliaj po shkatërron godinën e Ministrisë së

TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar kryebashkiakun Erion Veliaj, pasi sipas saj po shkatërron fasadën e ministrisë së Drejtësisë.

Në një status në profilin e saj në Facebook, Zhupa ka publikuar disa foto që janë shkrepur pranë godinës së Ministrisë dhe shihet se si po hiqen pllakat e mermerit.

Zhupa shkruan krah fotove se Veliaj vendosi që Fusha shpk duhet të merrte paratë e qytetarëve të Tiranës për të prishur edhe ribërë fasadës e ministrisë së drejtësisë. Pllakat e padëmtuara të mermerit do të shkatërrohen dhe sipas Zhupës, do të vihen pllaka tualeti sipas projektit të Veliaj-Fushës.

Denoncimi i plotë 

Erjon Veliaj me Fusha sh.p.k kane vendosur te shkaterrojne fasaden e Ministrise se Drejtesise nga mermer ne pllaka pa cilesi. Kunder zyrtaret e Ministrise. Manuali i shpërdorimit të parave të qytetarëve të Tiranës nga Erion Veliaj! Rradha është e fasadës së ministrisë së drejtesisë, siç e keni parë një godinë e mirëmbajtur, e bukur, dhe simbolike për qytetin. Fasada e ministrisë ishte tejet e rregullt, cilësore edhe e pa dëmtuar, bërë me pllaka të mëdhaja mermeri. Por Veliaj vendosi që Fusha shpk duhet të merrte paratë e qytetarëve të Tiranës për të prishur edhe ribërë fasadës e ministrisë së drejtësisë. Pllakat e padëmtuara të mermerit të shkatërroheshin dhe të vihen pllaka tualeti sipas projektit të Veliaj-Fushës. Siç mund ta shikoni edhe nga prezenca e shtuar e policive, vetë zyrtarët e Ministrisë së drejtësisë nuk kanë qënë dakort që të kryhej një ndërhyrje e tillë e panevojshme dhe penguese e kotë në punën e tyre të përditshme. Mirëpo “betejën” institucionale e fiton Veliaj, kryebetonieri, pinjolli i oligarkëve të ndërtimit duke shpërdoruar paratë e qytetarëve të Tiranës. Këto para mund të ishin përdorur në dobi të banorëve apo për të ndihmuar biznesin e zonës që i ka paralizuar punët prej muajsh për një projekt milioner të Fusha shpk dhe Veliajt. Por jo, videot e propagandës duan një fasadë të re me paratë tona.

(f.m.dojsa.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj ina zhupa erion veliaj ina zhupa

Sondazh

Poll