Politike

Jorida Tabaku nxjerr videon: Ja si gënjeu Rama për rritjen e pagave, u jep shqiptarëve lugën bosh

19 Korrik 2020, 19:39 Nga DOSJA
Jorida Tabaku nxjerr videon: Ja si gënjeu Rama për rritjen e pagave, u

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka publikuar një video ku kryeministri Edi Rama dëgjohet të thotë se do të rrisë pagat e shqiptarëve.

Këtë premtim, Rama, sipas Tabakut, nuk e ka mbajtur, pasi Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon.

“Premtimi i Ramës 2017: Para përfundimit të mandatit bëmë rritjen më të madhe të rrogave. Realiteti: Në Shqipëri, paga për një të punesuar të çfarëdo sektori apo niveli është më e ulëta në rajon. Premtimi i Ramës 2017: Ne, në mandatin që vjen do t’i rrisim rrogat me 40 %. Realiteti: Paga mesatare në Shqipëri për vitin 2019 ishte 420 euro, që është të paktën 30 % më e ulët se të gjitha  vendet e tjera të rajonit. Ndërsa prej vitesh, rritja e  pagës nuk është prioritet prej qeverisë,”- thuhet në video. 

Edi Rama ka (keq)qeverisur duke u dhënë shqiptarëve lugën bosh. Premtoi rritje pagash, por sot Shqipëria është me pagat me të ulëta në rajon dhe me konsumin më të ulët në rajon. Taksa progresive dhe korrupsioni dëmtoi rëndë punën! Premtime elektorale dhe gënjeshtra, kaq është e gjithë qeverisja e Ramës!”- shkruan Tabaku krah videos. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama jorida tabaku edi rama jorida tabaku

Sondazh

Poll