Politike

Basha rikthen në PD dhe Besnik Mustafajn, do jetë pjesë e komisionit për përzgjedhjen e kandatëve për deputet

19 Korrik 2020, 10:49 Nga DOSJA
Basha rikthen në PD dhe Besnik Mustafajn, do jetë pjesë e

TIRANË- Besnik Mustafaj është rikthyer sërish në PD. Pas largimit të bërë disa vite më parë, Mustafaj është afruar sërish me selinë blu më shumë se një vit më parë, por së fundmi ai ka marrë dhe një rol drejtues.

Në kuadër të hapjes së PD-së dhe nisjes së procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashkie me “një anëtar një votë”, Lulzim Basha i ka besuar një rol drejtues Besnik Mustafajt.

Dosja.al mëson se Mustafaj do jetë jetë pjesë e komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve, ku bashkë me të do jetë dhe Genc Ruli, i cili do jetë kryetar në këtë komision. 

Që prej muajit qershor në Partisë Demokratike ka nisur gara e brendshme për përzgjedhjen e kandatëve për deputet dhe kryetar bashkie. Për të përpiluar lsitat është ngritur një komision për vlerësimin e kandidaturave dhe faza e përzgjedhjes së kandidatëve do të ndahet në 4 hapa.

Fillimisht do të bëhet identifikimi dhe propozimi i kandidatëve, një anëtar do të ketë të drejtën e një propozimi, më pas do të bëhet verifikimi dhe seleksionomi nga KVK, (Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve), më pas lista do t’i kalojë sërish anëtarësisë me parimin, 1 anëtar, 1 votë dhe hapi final do të jetë zyrtarizimi i listës dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.

Deri tani mësohet se faza e parë e procesit ku janë përfshire mijëra anëtarë të PD është përmbyllur plotësisht në 85% të degëve, duke përfshirë edhe degët me numër të lartë të anëtarëve si Tirana, Durrësi, Elbasani etj. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha rikthen ne pd mustafajn besnik mustafaj hapja e pd lulzim basha basha rikthen ne pd mustafajn besnik mustafaj hapja e pd lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 18 Korrik 2020, 15:31

SITUATA ME COVID-19, BARDH SPAHIA: TAMPONET VAZHDOJNE TE JEPEN ME RACION E DESHTIMI SHOQEROHET ME PROPAGANDE!Dhënia e tamponëve me racion, është një praktikë e ...