Politike

Bardhi: Raporti i Antimafias italiane, kambanë alarmi që Shqipëria të shkëpusë lidhjet e krimit me pushtetin

19 Korrik 2020, 11:52 Nga DOSJA
Bardhi: Raporti i Antimafias italiane, kambanë alarmi që

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka shpërndarë sot një postim në ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca dhe jep mesazhin e fortë se Shqipëria ka nevojë jetike për të shkëputur lidhjet e pushtetit me mafian.

Në reagimin e tij, numri 2 i PD shkruan se raporti i Antimafias Italiane, këmbanë alarmi për nevojën që ka Shqipëria për të shkëputur lidhjet e krimit me pushtetin

Fatkeqësisht, fjalët e Borsellinos janë akoma të vërteta për vendin tonë. Beteja me mafian duhet të fitohet për ta bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm për qytetarët e ndershëm. Raporti i Antimafias Italiane, këmbanë alarmi për nevojën që ka Shqipëria për të shkëputur lidhjet e krimit me pushtetin”, shkruan ai.

Ndërkohë ambasadori Soreca ka shpërndarë fjalët e gjykatësit Paolo Borsellino për luftën kundër mafias. “Lufta kundër mafias, që është problemi i parë për t’u zgjidhur në vendin tonë fatkeq dhe të bukur, duhet të jetë jo vetëm një aksion shtypës i ftohtë, por një lëvizje morale dhe kulturore, që përfshin këdo, veçanërisht, brezin e ri, më i përshtatshmi për të ndjerë shijen e freskët të lirisë, që vjen nga fshirja e baltës së kompromisit moral, indiferencës, të afërsisë dhetë bashkëpunimit”, është ky citimi që ka zgjedhur Soreca.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi luigi soreca gazment bardhi luigi soreca

Sondazh

Poll