Sport

VIDEO/Barcelona e mbyll kampionatin me nder,ndërsa Messi me rekord

19 Korrik 2020, 19:44 Nga DOSJA
VIDEO/Barcelona e mbyll kampionatin me nder,ndërsa Messi me rekord

SPANJË-Barcelona e mbyll La Ligan me një fitore me goleadë ndaj Alavesit, që me titullin të fituar tashmë nga Reali i vlejti Lionel Messit në garën për golashënuesin më të mirë të kampionatit. Argjentinasi realizoi 2 nga 5 golat e “blaugranave” (0-5) në këtë transfertë, madje asistoi Ansu Fatin te rrjeta që zhbllokoi sfidën, duke thyer rekordin e Xavi Hernandezit si asistuesi më i mirë në historinë e elitës së futbollit spanjoll brenda një sezoni (21).

Messi e mbyll kështu kampionatin me 25 gola e 21 asiste, por mund ta humbë betejën e golashënuesit më të mirë të La Ligas në këtë sezon, nëse Benzema realizon 5 gola në fushën e Leganes, çka duket e vështirë të ndodhë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alaves barcelona benzema messi alaves barcelona benzema messi

Sondazh

Poll