Sport

VIDEO/Dhuna në Pukë, shikoni pamjet si janë gjakosur lojtarët e Egnatia-s, Kryetari i Bashkisë Pukë person “non grata”

19 Korrik 2020, 13:52 Nga DOSJA
VIDEO/Dhuna në Pukë, shikoni pamjet si janë gjakosur

PUKËDhuna në kategoritë inferiore në futbollin shqiptar vazhdon të qëndrojë “këmbëkryq”. Në Kategorinë e Parë, pikërisht ditën e shtunë u zhvillua ndeshja ndërmjet Tërbunit dhe Egnatia-s.

Ekipi rrogozhinas ditën e djeshme ka barazuar 1-1 ndaj Tërbunit në Pukë, aty ku vendasit të mërzitur nga rezultatin kanë sulmuesi pjesëtarët e ekipit mik, duke iu shkaktuar atyre edhe probleme në trup.

Mësohet se pasi gjyqtarit gjyqtari njoftoi mbylljen e takimit,  janë sulmuar futbollistët dhe drejtuesit e skuadrës rrogozhinase nga një tifoz dhe një polic privat, të cilët janë shoqëruar në komisariat.

Sipas klubit të Egnatias aktori kryesor për sherrin e ndodhur ditën e djeshme në Pukë pas ndeshjes me Tërbunin, është kryetari i bashkisë, Gjon Gjonaj. Sipas klubit rrogozhinas, Gjonaj nuk e ndaloi dhunën, por u bë edhe vetë pjesë e saj dhe për këtë arsye ai është shpallur “non grata” në qytetin e Rrogozhinës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport egnatia kategoria e pare terbuni egnatia kategoria e pare terbuni

Sondazh

Poll