Politike

Ndryshimet kushtetuese/ Ish-gjyqtari i Strasburgut, Ledi Bianku: S’mund të ndryshohet pragu elektoral pa lejuar koalicionet d

19 Korrik 2020, 08:10 Nga DOSJA
Ndryshimet kushtetuese/ Ish-gjyqtari i Strasburgut, Ledi Bianku: S’mund

TIRANË- Ish anëtari i Gjykatës së Strasburgut, Ledi Bianku, ka komentuar kërkesën e opozitës së re që mbështetet dhe nga maxhoranca për ndryshimet kushtetuese. Në një reagim në mediat sociale, Bianku shkruan se nuk mund të bëhen ndryshime në Kushtetutë apo në ligjin zgjedhor pa pasur disa garanci.

Për këtë, ai sjell në vëmendje një vendim të dhënë nga Gjykata e Strasburgut, dhe shton se pragu elektoral nuk mund të ndryshohet, nëse nuk lejohen koalicionet dhe nëse vendi nuk ka një gjykatë funksionale kushtetuese.

Për kujtesë Këshillit Politik, etj – në Yumak dhe Sadak k. Turqisë, 2008, Gjykata e Strasburgut u shpreh se pragu elektoral mund të pranohet, por kur ka sisteme korigjuese, të tilla si koalicionet zgjedhore dhe kur ka garanci institucionale dhe procedurale – Gjykata Kushtetuese!!!”, shkruan ish anëtari i Gjykatës së Strasburgut.

Reagimi i Bjankut vjen në një kohë kur palët do të ulen në Këshillin Politik. Mbledhja mes maxhorancës dhe dy opozita është konfirmuar ditën e premte dhe mësohet se diskutimet do të jenë për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve. Takimi në Këshillin Politik, u kërkua nga Presidenti Ilir Meta dhe u mirëprit nga opozita.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave dhe heqja e koalicioneve ledi bianku ndalimi i koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura hapja e listave dhe heqja e koalicioneve ledi bianku ndalimi i koalicioneve takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll

Politike 18 Korrik 2020, 15:31

SITUATA ME COVID-19, BARDH SPAHIA: TAMPONET VAZHDOJNE TE JEPEN ME RACION E DESHTIMI SHOQEROHET ME PROPAGANDE!Dhënia e tamponëve me racion, është një praktikë e ...