Aktualitet

EMRAT/ Aksident në Fier, kamionçina përplaset me mjetin në Kafaraj, katër persona të plagosur

19 Korrik 2020, 13:36 Nga DOSJA
EMRAT/ Aksident në Fier, kamionçina përplaset me mjetin në

FIER– Katër persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, pranë fshatit Kafaraj. Mësohet se një kamionçinë është përplasur me një automjet të llojit “Renault”, dhe për pasojë, katër persona kanë mbetur tëplagosur, mes tyre edhe dy shoferët e mjeteve.

Ata janë identifiuar si Agron Janku, drejtuesi i kamionçinës, dhe Zija Bicarri, drejtuesi i mjetit tip “Renault”. Dy të tjerët e plagpsur, janë pasagjerë.

Aktualisht katër të palgosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia dhe grupi hetimor, por hetojnë për rrethanat e ngjarjes.

Policia Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Kafaraj, janë përplasur mjetet tip “Kamionçinë” me drejtues shtetasin A. J., 55 vjeç, banues në Vlorë me mjetin tip “Reno” me drejtues shtetasin Z. B., 57 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, shtetasit Sh. G., 58 vjeç, banues në Tiranë dhe A. J., 49 vjeçe. Të katër të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me 4 te plagosur fier aksident me 4 te plagosur fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2020, 11:58

TIRANË- Situata e COVID-19 në Shqipëri sa vjen e rëndohet, por qeveria ka hequr të gjitha kufizimet dhe kërkon nga qytetarëve të ruajnë distancën vullnetar...