Bota

Takimi i Hotit me Vuçiç në Bruksel, nënkryetari i LDK-së: Ishte katastrofal

19 Korrik 2020, 12:20 Nga DOSJA
Takimi i Hotit me Vuçiç në Bruksel, nënkryetari i

KOSOVË– Takimi i 16 korrikut në Bruksel mes Hotit dhe Vuçiç duket se nuk është pritur shumë mirë nga palët e tjera politike në Kosovë.

Së fundmi nën kryetari kryesor i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar negativisht takimin e Avdullah Hotit në Bruksel.  Sipas tij ka qenë katastrofal takimi mes Hotit dhe Vuçiç.

Ndërkohë kujtojmë se më herët Haziri kishte thënë se Qeveria që po ndërtohej prej LDK-së, AAK-së, NISMA-s e Srpskas nuk i beson.

“Po ndërtohet një Qeveri të cilës unë nuk i besoj.”- është shprehur Haziri.

Ndërsa kryetari i Gjilanit ka kundërshtuar edhe vendimet e Qeverisë për masat shtrënguese, të cilat më herët ishin shpallur antikushtetuese.

Megjithatë shefi i Ekzekutivit shkoi javën e kaluar në Bruksel ku rinisi bisedimet me Serbinë, ndërsa bëri me dije se atje janë zhvilluar temat e të zhdukurve dhe bashkëpunimi ekonomik mes dy plaëve.

Më 16 korrik në Bruksel është zhvilluar për 3 orë me rradhë takimi mes liderit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së. Nga ky takim u mësua se ishte folur për çështjet e të zhdukurëve në luftën e Kosovës si edhe për ekonominë. Ndërsa Vuçiç ka bërë me dije se bisedimet mes palëve do të vazhdojnë sërish më datë 22 korrik.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni lutfi haziri takimi hoti-vuçiç 16 korrik 2020 lutfi haziri takimi hoti-vuçiç 16 korrik 2020

Sondazh

Poll