Bota

Udhëheqësit e BE-së fillojnë ditën e tretë të bisedimeve për rimëkëmbjen e ekonomisë pas Covid-19

19 Korrik 2020, 08:52 Nga DOSJA
Udhëheqësit e BE-së fillojnë ditën e tretë të

Liderët e BE-së janë mbledhur sërish për të diskutuar mbi një plan të rimëkëmbjes ekonomike pas koronavirusit. Disa shtete anëtare besojnë se paketa e propozuar prej 750bn € është shumë e madhe dhe duhet të merret si hua. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se udhëheqësit mund të mos arrijnë një marrëveshje të ditën e sotme, pasi anëtarët ende nuk janë pajtuar për fondin.

“Ka shumë vullnet të mirë por edhe shumë mendime të ndryshme,” paralajmëroi ajo. Dita e tretë e paplanifikuar e bisedimeve vjen pas një rritje rekord të infeksioneve të reja brenda 24 orëve në të gjithë botën.

Samiti rifillon në 12:00 me kohën lokale (10:00 GMT) ku residenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të paraqes  propozime të reja .

Udhëheqësit e BE u takuan për herë të parë të Premten në Bruksel për të diskutuar buxhetin shtatëvjeçar prej 1 trilionë eurosh dhe paketën e planifikuar të stimulimit për të ndihmuar vendet që të rimëkëmben pas pandemisë. Ishte takimi i parë ballë për ballë midis drejtuesve që kur qeveritë filluan të vendosnin bllokime në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit në muajin mars.

Shtetet anëtare janë të ndara midis atyre që goditen më shumë nga shpërthimi, dhe atyre që shqetësohen për kostot e planit të rimëkëmbjes.

Disa  shtete të veriut si veriore si Hollanda dhe Suedia janë kundër  fondit duke thënë se duhet të marrë format e huave dhe jo grante. Por vendet, përfshirë Italinë dhe Spanjën, janë të dëshpëruar për të ringjallur ekonomitë e tyre të shkatërruara dhe kanë akuzuar BE që nuk po bën sa duhet për t’i ndihmuar vendet e goditura nga pandemia. Në veçanti, Italia ishte një nga vendet më të prekura evropiane që pësoi një shpërthim dhe ka regjistruar 35,000 vdekje  një nga numrat më të lartë në botë. Ndërkohë kancelari austriak Sebastian Kurz, tha se ai mendonte se ata po shkonin në drejtimin e duhur.

Shumë kombe evropiane i kanë dhënë fund kufizimeve të bllokimit, por virusi mbetet një kërcënim i madh.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota liderët e be-së liderët e be-së

Sondazh

Poll

Bota 19 Korrik 2020, 06:49

BRITANI – Pandemia e Covid-19 ishte një sëmundje që na përballi me shumë të papritura, ku në fillim nuk dinim cilat janë simptomat apo kush mund të preket...