Bota

Shkon 604,984 numri i viktima në botë, Meksika nuk gjen qetësi, 7,615 raste të reja në 24 orët e fundit

19 Korrik 2020, 08:11 Nga DOSJA
Shkon 604,984 numri i viktima në botë, Meksika nuk gjen qetësi,

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 3,833,597  të infektuar dhe janë shënuar 142,878 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 38,888 , ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 578 pacientë me Covid-19.

Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 78,817 viktima dhe 2,075,246 milionë të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në  deri më tani janë regjistruar 12,247 viktima dhe 765,437 persona të infektuar. Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4,634 viktima dhe 83,660 të infektuar që prej  fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 16 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,042 viktima dhe në Francë 30,152 , ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,420 njerëz.

Në Australi situata është teje e rënduar pasi rastet e reja janë shtuar masivisht ditët e fundit, duke bërë që disa zona të izolohen sërish. India po përballet sërish me një situatë të vështirë të virusit, ku tashmë me rritjen e rasteve të reja është bërë vendi i 3 në botë më i goditur në botë. Ndërkohë me të njëjtin problem po përballet edhe Viktoria në Australi, duke mbyllur kufirin si shkak i shpërthimit të rasteve të reja.

Burimi;worldometers.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 19 Korrik 2020, 06:49

BRITANI – Pandemia e Covid-19 ishte një sëmundje që na përballi me shumë të papritura, ku në fillim nuk dinim cilat janë simptomat apo kush mund të preket...