Mbërrin i nxehti afrikan, nga e diela rriten temperaturat
18 Korrik 2020, 20:07Nga DOSJA
TIRANË– Edhe pse fundjava nisi me vranësira, dita e diel do të këtë mot të kthjellët e të qëndrueshëm. “E diela do të ketë mot të kthjellët me temperaturë deri në 35 gradë celsius. Në skajin verior nuk përjashtohen reshje të izoluara të shiut”, shprehet Adjola Bani, sinoptikane.
Java e ardhshme do të këtë rritje të temperaturave me disa gradë, si pasojë e masave të nxehta ajrore nga veriu i Afrikës, që do të pushtojnë Ballkanin.
“Duke nisur i javës temperaturat do të arrijnë në 38 gradë, madje në pjesë të caktuara të territorit deri në 39 apo 40 gradë celsius”.
Për ata që pushimet e verës i kanë rezervuar deri në fund të korrikut, lajmet janë të mira.
“Moti do të jetë i mirë gjatë 2 javëve të fundit të korrikut, edhe pse java e fundit do të jetë pak më e freskët me temperatura që shkojnë deri në 36 gradë celsius”.
Sipas sinoptikanëve, edhe pse ky muaj do të mbyllet pak më freskët se Korriku i vitit të kaluar, sërish do të shënojë temperatura të larta.
TIRANË– Mjekja hematologe, Alma Cili, rrëfen eksperiencën e saj të vështirë të betejës me koronavirusin. E ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares...
TIRANË– Pandemia Covid-19 është një prej ngjarjeve më “shkatërruese” për botën mbarë, pasi prej më shumë se 6 muajsh ka vrarë mbi 600 mijë njerëz dhe vijo...
TIRANË– Janë publikuar pamjet e rënda nga momenti kur taksisti Uljan Kolgjegja tentoi t’i vinte flakën vetes përpara kryeministrisë. Report TV, ka nx...
TIRANË– Mjeku Petrit Vargu shkruan se bashkoshortja e kompozitur Feim Ibrahimi është me temperaturë prej ditësh dhe se askush nuk i bën tamponin.Përm...
TIRANË– Mjeku Genc Sulcebe i ftuar në studion e televizionit RTV ORA deklaroi se brenda këtij viti do kemi një vaksinë kundër Covid-19.Sulcebe tha s...
TIRANË– Java e fundit e Korrikut dhe e para e Gushtit pritet të arrijnë pikun e infektimeve nga covid. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tho...