Aktualitet

“S’jetoj dot më”/ Taksisti flet pas shoqërimit në polici, heqja e patentës e la pa punë dhe tentoi t’i vinte flakë

18 Korrik 2020, 17:47 Nga DOSJA
“S’jetoj dot më”/ Taksisti flet pas shoqërimit

TIRANË– 39-vjeçari me profesion taksist, i identifikuar si Uljan Kolgjegja ka pranuar se heqja e patentës ka qenë pikërisht shkaku që e ka çuar drejt tentativës për të djegur veten.

Përpara efektivëve, Kolgjegja është shprehur se nuk mund të qëndronte dot më pa punë dhe se kishte kaluar në depresion nga kjo gjë.

“Nuk mund të jetoj dot më në këtë situate,’’– mësohet të jetë shprehur Kolgjegja.

Mesditën e sotme, taksisti tentoi t’i vinte flakën vetes përpara kryeministrisë, Ai u lye me benzinë dhe në momentin që ishte gati të ndërmerrte aktin e rëndë, u shpëtua nga patrulla e polciisë që ndodhej aty pranë.

Taksistit i është hequr patenta dy ditë më parë, për arsye që ende nuk dihen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet uljan kolgjegja uljan kolgjegja

Sondazh

Poll