Aktualitet

VIDEO/ Iu afrua kryeministrisë me biçikletë, dalin pamjet nga akti i rëndë, si e derdhi taksisti benzinën mbi kokë, brend

18 Korrik 2020, 19:51 Nga DOSJA
VIDEO/ Iu afrua kryeministrisë me biçikletë, dalin pamjet nga

TIRANË– Janë publikuar pamjet e rënda nga momenti kur taksisti Uljan Kolgjegja tentoi t’i vinte flakën vetes përpara kryeministrisë. Report TV, ka nxjerrë videon ku shihet se si 39-vjeçari me një shishe benzinë në dorë dhe hipur mbi një biçikletë, është afruar tek godina e kryeministrisë.

Më pas, ai ka hapur shishen e benzinës, dhe e ka derdhur mbi kokë. Ky veprim është pikasur nga patrullat e policisë pranë Kryeministrisë, dhe efektivët janë afruar me emergjencë.

Menjëherë, janë lajmëruar edhe patrulla të tjera, dhe brenda pak minutave, godina ku ka dhe zyrat kryeministri Edi Rama, është rrethuar nga forca policie. Kolgjegja u fut brenda në mjetin e policisë dhe u dërgua në komisariat.

Sipas deklaratës që ka dhënë vetë Ulgjegja para efektivëve, është mësuar se pikërisht heqja e patentës e ka bërë të riun të ndërmarrë aktin e rëndë. 39-vjeçari, me profesion taksist, prej dy ditësh kishte mbetur pa punë dhe ishte shtyrë të ndërmerrte aktin e rëndë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tenton te vetedigjet para kryeministrise tirane tenton te vetedigjet para kryeministrise tirane

Sondazh

Poll