Aktualitet

Masat e bllokimit nga pandemia/ BBC: 10 gjërat që MUND të bëni këtë verë

18 Korrik 2020, 19:53 Nga DOSJA
Masat e bllokimit nga pandemia/ BBC: 10 gjërat që MUND të

TIRANË– Pandemia Covid-19 është një prej ngjarjeve më “shkatërruese” për botën mbarë, pasi prej më shumë se 6 muajsh ka vrarë mbi  600 mijë njerëz dhe vijon ende të ketë një fuqi shumë të madhe për të vrarë dhe infektuar njerëz.

E kur të gjitha shtetet e prekura nga pandemia duhet të zbatojnë edhe për një kohë të gjatë masat e rrepta të Covid-19, mediat e huaja kanë publikuar një listë të gjatë me propozimet efikase për të kaluar sa më mirë muajt e verës.

BBC shkruan se janë 10 propozime që mund të ndihmojnë për të kaluar një  verë të “jashtëzakonshme”  mes pandemisë së COVID-19 dhe masave të ashpra që janë ndërmarrë nga udhëheqësit.

Gjërat e arsyeshme për t’u bërë këtë verë janë një pushim në një ‘kabinë të largët e cila mund të jetë shtëpi e vogël apo makinë pushimi. Gjithashtu të disponueshme janë kinematë e hapura. Në mungesë të festivaleve live me tubime mund të bëhen edhe koncertete virtuale.

Pa harruar gjithashtu edhe kampingjet në vende të egra të natyrës. Ndërsa sa u përket dasmave rekomandohet të merret pjesë ose të bëhen krejt ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim, pra të zhvillohen dasma me një numër të ftuarish më të reduktuar.

10 gjërat që mund tw bëni: 

Pushim në një kabinë të largët

Shikoni një film në një kinema të hapur

Shkoni në një performancë, koncert me makina

Gjeni një vend të “egër” për kamping

Bëni rafting

Mbaj një festival virtual në shtëpi

Merrni pjesë ose zhvilloni një dasmë të vogël

Luani bowl ose golf

Bëni pazar në tregjet ku mallrat shiten në ambiente të hapura

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne bote koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne bote koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll