Aktualitet

Skaneri e nxjerr me koronavirus, 28-vjeçarja nga Elbasani transportohet me urgjencë drejt Tiranës

18 Korrik 2020, 18:45 Nga DOSJA
Skaneri e nxjerr me koronavirus, 28-vjeçarja nga Elbasani transportohet

ELBASAN– Një 28-vjeçare është nisur me urgjencë drejt spitalit të Infektivit, pasi ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Mësohet se e reja është diagnostikuar me anë të skanerit dhe se për të mos u vonuar duke mbetur në pritje të rezultatit të tamponit, është nisur drejt Infektivit.

Tashmë, ajo do të trajtohet dhe do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ne Tiranë.

Ditën e sotme bilanci është rënduar sërish. Në 24 orët e fundit janë shënuar 4 vitkima dhe 102 persona të tjerë janë prekur nga koronavirusi.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan koornavirusi në shqipëri spitali i infektivit elbasan koornavirusi në shqipëri spitali i infektivit

Sondazh

Poll