Aktualitet

Shënuan dy rastet e para me Covid-19 në Peqin, dy të moshuarit e infektoi vajza

18 Korrik 2020, 18:44 Nga DOSJA
Shënuan dy rastet e para me Covid-19 në Peqin, dy të moshuarit e

PEQIN–  Një çift bashkëshortësh kanë shënuar ditën e sotme, dy rastet e para me koronavirus. Mësohet se dy të moshuarit janë infektuar nga vajza e tyre. Çifti i të moshuarve përkatëisht 71 dhe 73-vjeç janë izoluar në shtëpitë e tyre.

Para pak ditësh, ata kanë pasur kontakt me vajzën e tyre, e cila jeton në qytetin e Elbasanit. 

Ditën e sotme bilanci është rënduar sërish. Në 24 orët e fundit janë shënuar 4 vitkima dhe 102 persona të tjerë janë prekur nga koronavirusi.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi peqin koronavirusi ne shqiperi peqin

Sondazh

Poll