Aktualitet

Skënder Brataj: Dy javët e ardhshme pritet rritje e numrit të të infektuarve, mund të ketë kufizime por mbylljen nuk e kon

18 Korrik 2020, 17:12 Nga DOSJA
Skënder Brataj: Dy javët e ardhshme pritet rritje e numrit të

TIRANË– Java e fundit e Korrikut dhe e para e Gushtit pritet të arrijnë pikun e infektimeve nga covid. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se shkak për këtë janë bërë lehtësitë e lëvizjes dhe hapja e shumë sektorëve, si ai i transportit publik.

“Dy-tre javët e ardhshme pritet të kemi një numër më të lartë infektimesh”.

I pyetur nëse vendi rrezikon mbylljen për shkak të koronavirusit, Brataj thotë se komiteti i ekspertëve në asnjë rast nuk rekomandon mbylljen e vendit pasi do kalonte në kolaps.

“Mund të ketë kufizime të pjesshme nëse del situata nga kontrolli, por jo mbyllje të vendit”.

Tirana, Durrësi, Shkodra dhe Fieri vijojnë të jenë qytetet me numrin më të lartë të thirrjeve për covid në qendrën kombëtare të urgjencës.

Gjatë 24 orëve në Urgjencën Kombëtare regjistrohen rreth 2400 thirrje, 600 më shumë krahasuar me një javë më parë.

Marrë nga TvKlan

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll