Politike

REPLIKAT/ PD-ja nxjerr fotot me parcela me kanabis, Policia e Shtetit: Jeni ngatërruar! Lleshaj: Asgjë s’krahasohet me Lazar

18 Korrik 2020, 17:41 Nga DOSJA
REPLIKAT/ PD-ja nxjerr fotot me parcela me kanabis, Policia e Shtetit: Jeni

TIRANË– Partia Demokratike ka akuzuar ditën e sotme Partinë Socialiste se ka në shërbim trafikantë. Përmes disa fotove, ku shiheshin parcela të mbjella me kanabis, Çlirim Gjata deklaroi se ëkto toka janë të trafikantëve që mbrohen nga qeveria.

Pas kësaj deklarate, reagoi vetë Policia e Shtetit. Përmes një deklarate zyrtare, Policia e Shtetit shpreh keqardhje për denoncimin e selisë blu, teksa shton më tej se deklarata të tilla, demotivojnë efektivët dhe punën e tyre. Sa u përket imzheve të nxjerra nga Çlirim Gjata, zyra e shtypit e Policisë së Shtetit thekson se janë ngatërruar, pasi një prej fotove, që sipas PD-së është shkrepur në Vlorë, është pikërisht rasti në Dibër që u konstatua sot, ndërsa ajo fotoja tjetër është e vitit 2016. 

Reagimi i Policisë së Shtetit u pasua nga vetë ministry Sandër Leshaj. Ky i fundit shkruan se në Shqipëri nuk krahasohet asgjë me periudhën e Lazaratit, që sipas tij ishte kryeqyteti europian i kanabisit.

Përsa u përket fotove, Lleshaj shkruan se ndoshta ato imazhe u kanë dhembur ndonjërit që është i lidhur me selinë blu, psi janë shkatërrua rme kohë, bashkë me të tjera. Lleshaj ofrohet që t’u sigurojë edhe foto të tjera demorkatëve, në operacionet në vijim.

Pas reagimit të Lleshajt, erdhi sërish deklarata nga Partia Demokratike. Përmes një reagimi zyrtar, PD-ja shkruan se akuzat e Lleshajt ndaj selisë blu për kanabisin, i cili përmendi kohën e Lazaratit, janë false. Madje, PD-ja shton se janë identike me ato të ish-ministrit Saimir Tahiri, kohë gjatë të cilës sipas PD-së droga transportohej me avion dhe qeveria bënte sikur vriste mushkonja. Partia Demokratike këmbëngul më tej se trafikantët janë pranë qeverisë dhe se kanë blerë vota për kryeministrin Edi Rama, duke siguruar edhe 22 deputetë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike clirim gjata partia demokratike sander lleshaj clirim gjata partia demokratike sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 18 Korrik 2020, 15:31

SITUATA ME COVID-19, BARDH SPAHIA: TAMPONET VAZHDOJNE TE JEPEN ME RACION E DESHTIMI SHOQEROHET ME PROPAGANDE!Dhënia e tamponëve me racion, është një praktikë e ...