Politike

U përmendi Lazaratin, PD-Lleshajt: Akuza të rreme si në kohën e Tahirit, kur droga kalohej me avion dhe qeveria bënte sikur

18 Korrik 2020, 17:21 Nga DOSJA
U përmendi Lazaratin, PD-Lleshajt: Akuza të rreme si në

TIRANË– Partia Demokratike i është përgjgjur ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili reagoi pasi selia blu, publikoi fotot me parcela kanabisis. Përmes një reagimi zyrtar, PD-ja shkruan se akuzat e Lleshajt ndaj selisë blu për kanabisin, i cili përmendi kohën e Lazaratit, janë false.

Madje, PD-ja shton se janë identike me ato të ish-ministrit Saimir Tahiri, kohë gjatë të cilës sipas PD-së droga transportohej me avion dhe qeveria bënte sikur vriste mushkonja.

Partia Demokratike këmbëngul më tej se trafikantët janë pranë qeverisë dhe se kanë blerë vota për kryeministrin Edi Rama, duke siguruar edhe 22 deputetë.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE

Akuzat e rreme të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj kundër Partisë Demokratike për çështjen e kanabisit janë identike me ato të paraardhësit të tij Saimir Tahirit para 4-5 vjetëve, kur droga transportohej me avion dhe qeveria bënte sikur vriste mushkonja. Historia e afërt na tregon se sulmet politike nuk e ndryshojnë dot faktin se, njësoj si atëherë, Shqipëria është e mbjellë me drogë nga Veriu në Jug të vendit, si pjesë e projektit të Edi Ramës për të bashkëqeverisur me krimin. Përgjimet zyrtare të Prokurorisë provojnë se trafikantët e drogës janë në shërbim të Partisë Socialiste dhe kanë blerë vota për të mbajtur Edi Ramën në pushtet, duke i siguruar të paktën 20 deputetë.

Fotot e publikuara sot janë vetëm maja e ajzbergut e siperfaqeve të mbjella me drogë kudo në Shqipëri. Janë prova se kultivimi i kanabisit ka bekimin e kësaj qeverie, të deputeteve dhe kryebashkiakëve të Edi Ramës. Shqipëria është e mbushur plot me kanabis. Kudo është mbjellë drogë dhe fakt është se nuk ka asnjë bos droge të arrestuar, nuk ka asnjë Drejtor Policie të larguar. Shpifjet nga facebook-u për gjoja lidhje të PD-së me trafikantë droge që ne po denoncojmë çdo ditë, e bëjnë edhe më qesharake reagimin e pasardhësit të Saimir Tahirit, të dënuar për bashkëpunim me trafikantët e drogës. Sandër Lleshaj duhet të thotë publikisht emrat e atyre që pretendon se janë të lidhur me PD, ose të kërkojë ndjesë publike për lehjen e radhës kundër opozitës. Në fakt, këto janë thjeshtë shpifje që i shërbejnë Ministrit të Hashashit vetëm për të fshehur trafikantët e drogës dhe për ti ikur fakteve tronditëse të raportit të Antimafias Italiane. “Shqipëria u kthye në një nga prodhuesit kryesorë në botë për kanabisin dhe në pikë kyçe tranziti për heroinën dhe kokainën nga Afganistani apo Kolumbia drejt Europës”- thotë raporti për periudhën e drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga Sandër Lleshaj. Në këtë mënyrë, ai ka thyer edhe një rekord të dështimit të qeverisë në luftën kundër trafikut të drogës, duke hyrë në histori si ministri më i dështuar.

Më herët Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata publikoi foto disa parcelave me kanabis të mbjella në zona të ndryshme të Shqipërisë. Ai akuzoi policinë, se me urdhër të Ramës, po mbron parcelat me kanabis, të mafiozëve të lidhur me qeverinë. Polciia e Shtetit i hodhi poshtë këto foto, duke deklaruar se janë shkatërruar me kihë dhe se selia blu është ngatërruar me vendet. Gjithashtu, ministri Lleshaj, ju përgjigj akuzave duke shtuar se asgjë në Shqipëri nuk krahasohet me kohën e Lazaratit.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kanabisi ne shqiperi partia demokratike policia e shtetit sander lelshaj kanabisi ne shqiperi partia demokratike policia e shtetit sander lelshaj

Sondazh

Poll

Politike 18 Korrik 2020, 15:31

SITUATA ME COVID-19, BARDH SPAHIA: TAMPONET VAZHDOJNE TE JEPEN ME RACION E DESHTIMI SHOQEROHET ME PROPAGANDE!Dhënia e tamponëve me racion, është një praktikë e ...