Politike

Meta nderon veprën e Nelson Mandelas: Edhe ne kemi pasur “Mandelat” tanë, na lanë amanet lriinë dhe demokracinë

18 Korrik 2020, 14:00 Nga DOSJA
Meta nderon veprën e Nelson Mandelas: Edhe ne kemi pasur

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar dhe nderuar veprën e ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, në ditën Ndërkombëtare të tij. Në një postim në Facebook. Meta shkruan, se Mandela frymëzoi botën me angazhimin, përkushtimin dhe këmbënguljen e tij.

Më tej ai shton, se edhe Shqipëria ka pasur “Mandelat” e saj, të cilët janë përndjekur mizorisht për dekada nga regjimi.

Postimi i Metës

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandelës, kujtojmë me nderim jetën dhe veprën e luftëtarit të lirisë, i cili frymëzoi mbarë botën me angazhimin, përkushtimin dhe këmbënguljen e Tij për paqen, pajtimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.
“T’u mohosh njerëzve të drejtat e tyre njerëzore do të thotë që të sfidosh vetë thelbin e të qënit njeri.”, – ky ka qenë mësimi i Nelson Mandelës për të gjithë ne.
Në Shqipëri ne kemi pasur ‘Mandelat’ tanë, të cilët për dekada me radhë gjatë regjimit komunist, janë përndjekur mizorisht e pa mëshirë dhe janë privuar nga liria për shkak të ideve dhe besimeve të tyre.  Por ata mbijetuan për të na treguar dhe lënë amanet se liria, demokracia dhe pluralizmi nuk janë dhënë njëherë e përgjithmonë, as vijnë si dhuratë dhe as qëndrojnë si të tilla. Ato duhen ruajtur, mbrojtur dhe zhvilluar sipas standardeve më të avancuara që meriton kombi shqiptar, që aq shumë ka vuajtur nga mungesa e tyre.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta nelson mandela ilir meta nelson mandela

Sondazh

Poll

Politike 17 Korrik 2020, 20:10

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, është shprehur i bindur se Partia Socialiste do të fitojë mandatin e tretë nën drejtimin e Edi Ramës. Në n...