Presidenti Ilir Meta dekreton katër ligje të Kuvendit: Letërnjoftimet elektronike dhe rivlerësimi i pasurive, shërbime që
TIRANË– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e 4 ligjeve të miratuara më herët nga Kuvendi.
Përmes një njoftimi nga Presidenca, Meta bnë me dije se ka dekretuar ndryshimet në ligjin për letërnjoftimet elektronike që i referohen të moshuarve mbi 75 vjeç dhe po ashtu dhe shtyrja e vlefshmërisë deri në fund të 2020 për gjithë shqiptarët, pasi ky është një lehtësim.
Më tej, Meta informon se ka dekretuar edhe ligjet “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë” si dhe për ‘’rivlerësimin e pasurive të paluajtshme’’.
Presidenti thekson se se qytetarët nga pamundësia prej pandemisë mund të aplikojnë edhe online për të parën.
Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës, 18 korrik 2020
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e 4 ligjeve, që synojnë krijimin e lehtësirave për qytetarët e disa kategorive, në marrjen e shërbimeve. Konkretisht është dekretuar me shpallje:
1) Ligji nr. 87/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 10.06.2020 ‘Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, ‘Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë’, të ndryshuar’”
2) Ligji nr. 89/2020 “Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, ‘Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë’, të ndryshuar’”.
Të dyja këto nisma, si shtyrja e afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve shqiptarë, që u përfundon ky afat brenda vitit 2020, ashtu dhe lehtësimi nga detyrimi për shtetas të moshës mbi 75 vjeç për të rinovuar këtë dokument, përbëjnë një lehtësim më shumë për qytetarët në aplikimin dhe pajisjen me letërnjoftimin elektronik, veçanërisht në këtë periudhë pandemie, si dhe reduktojnë kostot për të moshuarit.
Institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa për të informuar qytetarët mbi këto lehtësi.
3) Ligji nr. 90/2020 “Për një ndryshim në ligjin nr.46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë””.
Edhe kjo nismë, lehtëson aplikimet e operatorëve ekonomikë, duke mundësuar marrjen e licencave/autorizimeve dhe certifikatave që lëshohen nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve edhe përmes aplikimeve on- line.
4) Ligji nr.91/2020 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 90/2019 “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme””.
Ky ligj ka shtyrë afatin për procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri në 31 dhjetor 2020.
Shtetasit apo subjektet juridike që për shkak të pandemisë, nuk kanë patur mundësinë të aplikojnë brenda afatit, tashmë u ofrohet edhe një hapësirë e re kohore për të kryer rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me vlerën e tregut.
(f.m.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Meta nderon veprën e Nelson Mandelas: Edhe ne kemi pasur “Mandelat” tanë, na lanë amanet lriinë dhe demokracinë
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar dhe nderuar veprën e ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, në ditën Ndërkombëtare të tij. Në një ...
PD nxjerr pamjet, Gjata: Parcelat me kanabis në Kukës, Labëri, Tepelenë e Tiranë, i mbron policia e Ramës
TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet Sekretarit për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata ka denoncuar mbjelljen e kanabist në vend. Sipas tij, në d...
PRAPASKENAT /Çfarë do të ndodhë të hënën në Këshillin Politik, shkëmbim pikëpamjesh, ftesa dhe “mungesa”
Futja e opozitës në Këshillin Politik, u pa në janar si tradhti ndaj aleancës që opozita kërkoi me shoqërinë, për të ndryshuar rrënjësisht sistemin politik, duk...
Në Tiranë mblidhet Këshilli Politik me Ramën… Basha ikën në Kosovë, takon Hotin dhe liderët politikë
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë të hënën një vizitë në Kosovë ku do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe poli...
‘S’ka pushime këtë verë’! Rama mbledh strukturat, tre orë takim buzë detit, porosia që u dha socialistëve…
VLORË– Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar paraditen e sotme në Zvërnec për të zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë.Takimi mes Ram...
“Rama i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm PS-së”/ Arben Malaj me kritika: Për fat të mirë s’kam qe
TIRANË– Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj ka qënë i ftuar në emisionin ”Ekopolitikë”, ku ka folur edhe për marrëdhënien e tij me kr...
“Ia kam lujt fenë!”/ Favorizon oligarkët? Veliaj: U kam rritur taksën 10 herë, në Tiranë s’ka më hekurt
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar edhe akuzat për lidhje me të ashtuquajtur “oligarkë”.Në një intervistë për emi...
“Më thoni regjia, a dëgjohet Ilir Beqja?”/ Ish-ministri shkon me maskë në studio, respekton ligjin…por pë
TIRANË– Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka qënë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Kapital” për të folur lidhur me amnistin...
“Nëse ndodhte një debat, ishte i pari që…”/ Arben Malaj nostalgji për Fatos Nanon, s’i kursen komplimentat: Kur puno
TIRANË– Ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Malaj ka folur për bashkëpunimin e tij me ish-kryeministrin Fatos Nano. I ftuar në emisionin “Ekopoli...