Sport

Lojtarët më të mirë dalin nga… balta, leksionin na e jep Myrto Uzuni, ja si e nisi karrierën futbollisti që tani kushton

17 Korrik 2020, 20:57 Nga DOSJA
Lojtarët më të mirë dalin nga… balta, leksionin na e

HUNGARI-Myrto Uzuni ishte një nga lojtarët shqiptarë që shpërthyen në Kroaci, edhe pse kualitetin e kishte treguar me Lacin dy vite më parë, e tashmë do të testojë veten në një kampionat të ri, pas zyrtarizimit të sulmuesit beratas tek Ferencvaros në Hungari. Talenti shqiptar është larguar nga Lokomotiva e Zagrebit, për të nënshkruar një kontratë 4-vjeçare, me 300 mijë euro në sezon.

Uzuni ka mbërritur në Hungari dhe është prezantuar me ekipin e tij të ri, edhe pse duhet më parë të mbyllë kampionatin me kroatët, për tu transferuar në klubin e Budapestit vetëm në shtator. Rrugë e gjatë e bërë nga Uzuni, që u rrit në moshat e Tomorrit, skuadrës së vendlindjes, e meqë ndodhemi në Berat, menaxheri i sulmuesit shqiptar, Franci Bode, ka treguar një foto të Myrto Uzuni ku shumë vite më parë ka luajtur në baltë.

Duke kërkuar që të përçojë mesazhin e madh që asgjë nuk është e pamundur për t’ia arritur, por gjithçka varet te përkushtimi dhe dëshira, sesa shumë ekziston për të mbërritur në pikën më të lartë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ferencvarosh laçi tomori uzuni ferencvarosh laçi tomori uzuni

Sondazh

Poll