Aktualitet

“Ato 300 mijë shoqatat e emigranteve ku janë”, Gazmend Kapllani reagon ashpër për vdekjen e 16-vjeçares: Patriotizmin e

18 Korrik 2020, 16:21 Nga DOSJA
“Ato 300 mijë shoqatat e emigranteve ku janë”, Gazmend

GREQI– Vdekja e 16-vjeçares shqiptare në Greqi ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka tronditur opinionin publik.  Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe shkrimtari i njohur shqiptgar Gazmend Kapllani.

I revoltuar ai ka shkruar se ku janë 300 mijë shoqatat e shqiptarëve në Greqi dhe pse askush nuk ka reaguar për vdekjen e 16-vjeçares shqiptare.

Më tej në postimin e tij Kapllani ka ironizuar, duke u shprehur se  komuniteti shqiptar në Greqi e tregon patriotizmin duke ngrënë suvlaqe dhe duke pirë raki Skrapari para flamurit shqiptar.

“Ato 300.000 shoqatat e emigranteve ne Greqi: nxorri ndonjera nje deklarate per shtyp dhe a e ngriti zerin per vdekjen e 16vjecares Μ.Η. nga Shqiperia? A morret ndonje telefon familjen e saj qe ta mbeshtesni moralisht ne kerkimin e te vertetes? Se nuk ka vend tjeter ku Shqiptaret te vdesin kaq lehte dhe ne menyre kaq surreale sa ne Greqi. 30 vjete e njejta histori e trishte. Apo s’keni kohe per deklarata te tilla ju se kohen e kaloni duke share dhe pergojuar njeri-tjetrin, sidomos njerezit e ndershem qe ndihmojne me te vertete komunitetin.  Per mos te folur pastaj per gjoja perfaqesues te komunitetit tone ne Greqi qe patriotizmin e tyre e tregojne vetem duke ngrene suvlaqe dhe pire raki Skrapari para flamurit shqiptar.”- shkruan Kapllani.

Maria Hyseni, 16-vjeçarja shqiptare ka ndërruar jetë pak ditë më parë në Trikala. Ajo është gjetur pranë një kishe me dëmtime të rënda në fytyrë dhe trup. Mediat vendase kanë raportuar, se e reja është rrëzuar nga një godinë, por familjarët e saj këmbëngulin se vajza e tyre është vrarë pasi thonë se ende nuk janë marrë shenjat e gishtave nëse është ngjitur vet në  skelat nga supozohet se është rrëzuar apo me një person tjetër.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gazmend kapllani maria hyseni gazmend kapllani maria hyseni

Sondazh

Poll