Aktualitet

Nga pasaporta gjeorgjiane, drogë, shufra hekuri dhe thika, gjithçka çfarë u gjet në burgun e shqiptarëve në Greqi

18 Korrik 2020, 15:48 Nga DOSJA
Nga pasaporta gjeorgjiane, drogë, shufra hekuri dhe thika, gjithçka

GREQI– Mediat greke kanë shkruar se një natë më parë pas një hetimi të ri të kryer në burgun e Korydalos, nga zyrtarë të burgut si dhe Ekipi i Veprimit Ligjor të Departamentit të Gardës së Jashtme, janë gjetur konfiskuar drogë, shufra hekuri dhe pranga.

Ndër të tjera mësohet se nga kontrolli shqiptarëve u janë gjetur saktësisht: 15 shufra hekuri dhe shkopinj prej druri, 5 thika të improvizuara dhe kaçavidë e improvizuar, 5.3 gram hashash, 2 kuti droge psikotrope dhe një sasi ilaçesh të copëtuara psikotrope, 16 telefona celularë, 21 karikues dhe 13 pajisje dore, 7 USB dhe kabllo, karta SIM dhe karta SMARTPAY, 11 kuverta, 6 zare dhe 45 euro, prestar letre dhe shportë prej druri të improvizuar, pirunë, gërshërë, 2 thika, gozhdë dhe kapëse gozhdësh, hard disk, cigare elektronike dhe makinë e improvizuar TATTOO, 15 vida, 6 çelësa dhe dollap, 7 pasqyra të mbikqyrjes, 2 shishe të substancës së panjohur dhe pasaporta të autoriteteteve gjeorgjiane. 

Ndërkohë prokurori kompetent u informua menjëherë për gjetjet, ndërsa Departamenti i Sigurisë së Korydalos është duke zhvilluar një hetim paraprak.

Gjithashtu raportohet se kontrolli i planifikuar disiplinor është në proces, ndërsa nuk është bërë ende me dije origjina e personave ku u gjet gjithë ky arsenal amësh dhe objektesh të tjera.

Burimi: CNN.gr 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret ne burgun grek shqiptaret ne burgun grek

Sondazh

Poll