Aktualitet

EMRAT/ Plagosi me thikë 46-vjeçarin në Fier dhe u largua me “Benz”, arrestohet 31-vjeçari

18 Korrik 2020, 15:17 Nga DOSJA
EMRAT/ Plagosi me thikë 46-vjeçarin në Fier dhe u largua me

FIER– Një 31-vjeçar i identifikuar si Alionid Sali, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka plagosur më thikë 46-vjeçarin e identifikuar si Përparim Seati. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Sali, është pikërisht personi, që pas një sherri për motive të dobëta, plagosi me thikë Seatin.

Pas ngjarjes së rëndë, që ndodhi paraditen e sotme, ai u largua me një automjet të llojit “Benz”, por pas disa orësh është vënë në pranga. 

Aktualisht, i plagosur, 46 vjeçar ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Thika me të cilën u krye plagosja, është sekuestruar.

Njoftimi i policisë Patos, Fier

Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i plagosjes me thikë të 46-vjeçarit në fshatin Kasnicë të Patosit. Rreth orës 12:20, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i plagosur me mjet të ftohtë(thikë) shtetasi P. S.,46 vjeç, banues në Kasnicë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u ngrit grupi hetimor i cili zbardhi ngjarjen në kohë rekord duke arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin A. S., 31 vjeç, banues në Kasnicë, Patos, i cili për motive të dobëta, në fshatin Kasnicë, ka qëlluar me thikë shtetasin A.S., 46 vjeç. Pas kryerjes së veprës penale, 31-vjeçari u largua nga vendngjarja me mjetin e tij tip “Benz” por falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të punonjësve të policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar në fshatin Drizarë, Mallakastër. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë(thikë) dhe automjeti me të cilin u largua autori. 46-vjeçari i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alionid sali perparim seati alionid sali perparim seati

Sondazh

Poll