Aktualitet

EMRI + DETAJE/ Kaloi në depresion se i hoqën patentën, taksisti lyhet me benzinë dhe tenton të vetëdigjet para Kryeministr

18 Korrik 2020, 13:52 Nga DOSJA
EMRI + DETAJE/ Kaloi në depresion se i hoqën patentën, taksisti

TIRANË–Një  39-vjeçar tentoi ditën e sotme t’i vinte flakën vetes para godinës së Kryeministrisë. Dosja.al ka mësuar se bëhet fjalë për Uljan Kolgjegjën. Ky i fundit ishte me profesion taksist.

Mësohet se 39-vjeçarit i kishin hequr patentën dhe ky fakt kishte ndikuar negativisht tek ai. Në kushte depresioni ai vendosi që të vetëflijohej, duke u lyer me benzinë. Për fat të mirë, policia ka reaguar në kohë, duke e neutralizuar dhe duke shmangur ngjarjen e rëndë.

Më pas ai u shoqërua në komisariat për t’u marrë në pyetje, për të hedhur dritë rreth ngjarjes. Sipas deklaratës që ka dhënë vetë Ulgjegja para efektivëve, është mësuar se pikërisht heqja e patentës e ka bërë të riun të ndërmarrë aktin e rëndë.

“Nuk mund të jetoj dot më në këtë situate,’’– mësohet të jetë shprehur Kolgjegja.

Pa patentë ai nuk mund të qarkullonte me makinë dhe rrjedhimisht, kishte mbetur pa punë. Por, nuk dihet ende se përse i është hequr leja e drejtimit të automjetit Kolgjegjës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.07.2020, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U.K., 39 vjeç, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjet. 39 vjeçari është shoqëruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(f.m/g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tenton te vetedigjet para kryeministrise tirane tenton te vetedigjet para kryeministrise tirane

Sondazh

Poll