Aktualitet

U plagos me thikë paraditen e sotme, vdes pas operacionit 46-vjeçari në Fier

18 Korrik 2020, 16:19 Nga DOSJA
U plagos me thikë paraditen e sotme, vdes pas operacionit 46-vjeçari

FIER– Përparim Seati, 46-vjeçari që u plagos para diten e sotme me thikë ka nërruar jetë në spitalin e Fierit. Mësohet se Seati, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pas plagosjes, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të marra.

Në pranga për ngjarjen, u vu 31-vjeçari i identifikuar si Alionid Sali. Ai do të akuzohet për vrasje tashmë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Patos, në orën 12:20 të paradites së sotme. familjes e dy protagonistëve, viktimës dhe autorit nuk flisnin prej vitesh dhe ka mjaftuar vetëm një shikim për të ndezur sherrin mes palëve. 

“Pse më sheh ashtu”, mësohet të ketë thënë njëri prej tyre, dhe Sali më pas ka nxjerrë thikën, duke e lënë Seatin të plagosur.

Sali u largua nga vendi i ngjarjes me anë të një makine të llojit “Benz”, por pas disa orësh u vu në pranga. Thika me të cilën u krye plagosja, është sekuestruar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alionid sali perparim seati alionid sali perparim seati

Sondazh

Poll