Aktualitet

Eugena Tomini: Jemi popull i nxehtë ballkanas, të ndryshojmë sjellje se ndihem e ulët kur dëgjoj se koronavirusi nuk ekzist

18 Korrik 2020, 16:13 Nga DOSJA
Eugena Tomini: Jemi popull i nxehtë ballkanas, të ndryshojmë

TIRANË– Eugena Tomini, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik u ka bërë thirrje shqiptarëve që të ndërgjegjësohen.

Përmes një prononcimi për AbcNews, Tomini shprehet se shqiptarët janë popull ballkanas dhe të ngrohtë me njëri-tjetrin, por që kjo mënyrë sjelljeje duhet të ndryshojë, ajo shton ndër të tjera, se nuk dëshiron të dëgjojë më fjalinë se Covid-19 nuk ekziston.

Sipas Tominit, ky virus po prek moshat e reja tashmë dhe të moshuarit nuk janë më në shënjestër.

Kemi një tendencë në rritje të rasteve të hospitalizuara. Dhe një zgjerim të fashës së të prekurve. Nuk kemi më moshat e treta. Duket që virusi po paraqet një tipizim. Po prek edhe moshat e reja, por ndërkohë me simptomatikë të moderuar dhe të ashpërsuar,”- u shpreh ajo.

Pyetje: Pse është situata shqetësuese në Infektiv?

Vjen si rrjedhojë e mos respektimit të rregullave dhe afrimitetit me njëri-tjetrin. Jemi popull ballkanas, jemi të ngrohtë me njëri-tjetrin, kjo mënyrë sjelljeje duhet të ndryshojë. Është shumë e ulët nga ana imë, profesionalisht kur dëgjoj se Covid-19 nuk ekziston. Ju lutem ndërgjegjësohuni,”- vijoi Tomini.

Ditën e sotme bilanci është rënduar sërish. Në 24 orët e fundit janë shënuar 4 vitkima dhe 102 persona të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eugena tomini koronavirusi ne shqiperi eugena tomini koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll