Mbërrin i nxehti afrikan, nga e diela rriten temperaturat
18 Korrik 2020, 15:48Nga DOSJA
TIRANË – Edhe pse fundjava nisi me vranësira, dita e diel do të këtë mot të kthjellët e të qëndrueshëm. “E diela do të ketë mot të kthjellët me temperaturë deri në 35 gradë celsius. Në skajin verior nuk përjashtohen reshje të izoluara të shiut”, shprehet Adjola Bani, sinoptikane.
Java e ardhshme do të këtë rritje të temperaturave me disa gradë, si pasojë e masave të nxehta ajrore nga veriu i Afrikës, që do të pushtojnë Ballkanin. “Duke nisur i javës temperaturat do të arrijnë në 38 gradë, madje në pjesë të caktuara të territorit deri në 39 apo 40 gradë celsius”.
Për ata që pushimet e verës i kanë rezervuar deri në fund të korrikut, lajmet janë të mira. “Moti do të jetë i mirë gjatë 2 javëve të fundit të korrikut, edhe pse java e fundit do të jetë pak më e freskët me temperatura që shkojnë deri në 36 gradë celsius”.
Sipas sinoptikanëve, edhe pse ky muaj do të mbyllet pak më freskët se Korriku i vitit të kaluar, sërish do të shënojë temperatura të larta.
GREQI– Mediat greke kanë shkruar se një natë më parë pas një hetimi të ri të kryer në burgun e Korydalos, nga zyrtarë të burgut si dhe Ekipi i Veprimit Ligjor t...
TIRANË– Policia e Shtetit i është përgjigjur denoncimit të Partisë Demokratike, e cila ditën e sotme publikoi disa foto nga zona të ndryshme të Shqip...
TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihen plantacione me hashash.Përmes një statusi në profilin e saj në Facebook, H...
TIRANË– Për herë të parë, kur ka kaluar më shumë se një vit nga ekzekutimi i avokatit Ravik Gurra, janë publikuar pamjet e makinës, me të cilën u largua vr...
Si e gjen hashashin ? Arlindit kjo pyetje I duket krejt e pakuptimtë dhe sic e përshkruan ai “ pyetje e trashë”. Qesh dhe përgjigjet . ‘Vendet tashmë njihen , I...
TIRANË – Gjykata ka lënë në burg për 10 ditë Rois Babasin, djalin e ish-deputetit demokrat Ndriçim Babasi. Gjykata e argumentoi vendimin, duke thënë...