Aktualitet

PD nxorri fotot e kanabisit, Artan Hoxha ngre dyshime: Nuk kam parë parcela me këtë madhësi bime, kur t’i nisin të tjerë

18 Korrik 2020, 14:46 Nga DOSJA
PD nxorri fotot e kanabisit, Artan Hoxha ngre dyshime: Nuk kam parë parcela

TIRANË -Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, publikoi pak momente më parë, disa foto të parcelave të mbjella me kanabis në zona të ndryshme të Shqipërisë, të cilat sipas tij mbrohen nga policia. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar gazetari Artan Hoxha.

Ai ka ngritur dyshime për fotot e publikuara nga Partia Demokratike, duke i paralajmëruar se mund të bien në qorrsokak, nëse nuk shkojnë t’i filmojnë vetë. Sipas Hoxhës, kanabisi në Kukës në verë, është shumë vështirë që të jetë bërë për korrje. Më tej ai ka shtuar, se është vështirë që tani në verë, bima të arrijë këtë madhësi.

Vetem pak kujdes me fotot, sepse une shkoj vetë ne vend, per te filmuar dhe verifikuar parcelat. Ndersa, kur ti nisin me foto, ben vaki dhe te fusin ne qorrsokak…”, shkruan Hoxha ndër të tjera.

Postimi i plotë

Pak me shume se 2 ore, pasi publikova nje status, ku denoncoja kultivimin e kanabisit gjate ketij viti, nga zyrat e PD-se, u publikuan disa foto, ku denoncoheshin parcela te mbjella me kanabis, ne disa rrethe te vendit. Mire, shume mire. Me pelqen sfida dhe sigurisht medias, gjithnje i duhen aleate per te luftuar te keqen. Vetem pak kujdes me fotot, sepse une shkoj vetë ne vend, per te filmuar dhe verifikuar parcelat. Ndersa, kur ti nisin me foto, ben vaki dhe te fusin ne qorrsokak…
Për shembull; foto qe thuhet se eshte bere ne Kukes, veshtire se ne klimen dhe terrenin e Kukesit, kanabisi te jete bere gati per tu korrur ne mes te korrikut?!!!
E kam qarkuar territorin ne jug, jug-lindje, Shqiperine e Mesme, malesite e Krujes dhe mbrapa Dajtit. Ne jug dhe Shqiperine e Mesme, edhe pse klima eshte shume me e favorshme, e ngrohte dhe ku historikisht mbjellja behet me pare se ne veri, apo zonat malore, ende nuk kam pare parcela me kete madhesi bime, gati per te vjele prodhimin e ri… Kampionati vazhdon…

Pak momente më parë Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata publikoi foto të disa parcelave me kanabis të mbjella në zona të ndryshme të Shqipërisë. Ai akuzoi policinë, se me urdhër të Ramës, po mbron parcelat me kanabis, të mafiozëve të lidhur me qeverinë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha pd nxjerr fotot e kanabisit artan hoxha pd nxjerr fotot e kanabisit

Sondazh

Poll