Publikohen PAMJET/ Ja makina me të cilën u largua ekzekutori i Ravik Gurrës, la pas trupin e pajetë të avokatit në mes të
18 Korrik 2020, 14:28Nga DOSJA
TIRANË– Për herë të parë, kur ka kaluar më shumë se një vit nga ekzekutimi i avokatit Ravik Gurra, janë publikuar pamjet e makinës, me të cilën u largua vrasësi, natën e krimit.
Gazetarja e Top-Channel, Anila Hoxha ka publikuar pamjet ku shihet makina me të cilën u largua ekzekutoi që qëlloi dy plumbat fatalë mbi trupin e 50-vjeçarit, ngjarje e ndodhur më 22 mars të vitit të shkuar. Ai u ndihmua edhe nga bashkëpunëtorët në krim.
Nga kamerat e sigurisë, të sekuestruara nga lokalet rreth zonës ku ndodhi ngjarja e rëndë, shihet një makinë e zezë, që largohet pas krimit të rëndë, duke lënë pas trupin e pajetë të avokatit Gurra.
Gjithsesi, ende nuk ka asnjë emër për dosjen në fjalë, që aktualisht po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.
Mbrëmja e Sulltan Novruzit u përgjak vitin e shkuar në qytetin e Elbasanit, teksa Ravik Gurra, avokat mjaft i njohur u ekzekutua me dy plumba me silenciator, teksa po pinte kafe në ambjentet e jashtme të një lokali në qendër të qytetit. Në momentin e krimit, bashkë me avokatin e ndjerë ndodheshin edhe dy juristë.
Por kush ishte avokati Ravik Gurra?
Avokati Ravik Gurra para disa vitesh kishte marrë pasaportë angleze dhe bënte një jetë mes Shqipërisë dhe Anglisë. Ai njihej si avokati i Emiljano Shullazit. Gurra ka mbrojtur edhe dy vëllezërit Hysa, Agron dhe Kujtim Hysa, pronarët e firmës “Vëllezërit Hysa”, të cilët ndodhen në burg të akuzuar për abuzime me vlerë rreth 500 milionë lekë në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar.
Avokati njihej edhe si mbrojtës i gjyqtarit Petrit Ceno, një nga 3 gjyqtarët që u përfshinë në skandalin e biletave për “El Classico”. Gurra po ashtu ka qenë edhe avokat i “Hakmarrjes për Drejtësi” dhe i fisit “Çapja” në Elbasan.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Si e gjen hashashin ? Arlindit kjo pyetje I duket krejt e pakuptimtë dhe sic e përshkruan ai “ pyetje e trashë”. Qesh dhe përgjigjet . ‘Vendet tashmë njihen , I...
TIRANË – Gjykata ka lënë në burg për 10 ditë Rois Babasin, djalin e ish-deputetit demokrat Ndriçim Babasi. Gjykata e argumentoi vendimin, duke thënë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar mjekun Tritan Kalo, i cili festoi sot ditëlindjen në krye të detyrës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama i ...
FIER- Policia e Fierit ka proceduar penalisht pronarin e një lokali nate, shtetasin Z.T. Ky shtetas ishte gjobitur më parë për shkelje të protokollit të siguris...
TIRANË -Një skenë e rëndë me protagonistë disa adoleshentë është filmuar ditën e djeshme në Tiranë. Ngjarja është regjistuar pranë shkollës së bashkuar.Në ...
TURQI– Kompania turke “Kürüm Demir”, që në Shqipëri operon përmes kompanisë “Kürüm International SHA” është përfshirë në një skandal të vërtetë financiar në Tur...