Bota

Rouhani: Numri i rasteve të reja me Covid-19 në Iran është më i lartë sesa është raportuar, mund të jenë 25 milion ra

18 Korrik 2020, 13:44 Nga DOSJA
Rouhani: Numri i rasteve të reja me Covid-19 në Iran

IRAN– Irani është një prej vendeve më të goditura nga koronavirusi ku ditë pas dite është shënuar një rritje e ndjeshme e rasteve të  pacientëve të infektuar.

Në mediat e huaja sot është raportuar se shifra e saktë e personave të prekur me virusin është  25 milionë dhe jo  260 mijë sa tregon shifra e publikuar.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka cituar një studim të Ministrisë së Shëndetësisë duke vlerësuar se në të gjithë vendin mund të ketë 25 milion të infektuar nga koronavirusi , një shifër kjo shumë herë më e lartë  se shifra zyrtare që është raportuar prej 269,000 rasteve.

Rouhani ka thënë gjatë fjalimit të tij ditën e sotme për virusin se 30 deri në 35 milion njerëz të tjerë mund të infektohen brenda javëve dhe muajve të ardhshëm.

Kjo sipas studimit, dhe se shkalla e shtrimit në spital mund të rritet midis këtij grupi, megjithëse ai nuk e shpjegoi pse mund të ndodhte kjo.

Kujtojmë se Irani është izoluar prej në mars, muaj në të cilin  nisën të shfaqqeshin rastet e para, por masat e Covid-19 u lehtësuan rreth dy muaj më vonë për të ndihmuar në ringritjen e ekonomisë.

Të paktën 2 milion iranianë vlerësohet se kanë humbur punët e tyre si rezultat i pandemisë, si dhe vazhdimit të sanksioneve amerikane dhe kushteve të këqija ekonomike.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hassan rouhani koronavirusi ne iran hassan rouhani koronavirusi ne iran

Sondazh

Poll