Bota

Përkeqësohet situata në Kosovë/ 6 viktima dhe 145 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit 

18 Korrik 2020, 13:19 Nga DOSJA
Përkeqësohet situata në Kosovë/ 6 viktima dhe 145 raste

KOSOVË–  Në Kosovë janë regjistruar 6 viktima dhe 145 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Ky lajm është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike

“Del se 145 pacientë të tjerë janë diagnostikuar me koronavirus ndërsa janë shëruar edhe 171 pacientë. Është shënuar rekord i testimeve ku në 24 orët e fundit janë marrë 562 mostra.“-thuhet në njoftim.

Ka  qenë Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj në konferencën për media nga qyteti i Vushtrrisë ku kanë njoftuar edhe bilancin ditor të   Covid-19 për 24 orët e fundit.

“Gjatë 24-orëve të fundit janë testuar 562 mostra, numri total 145 raste pozitive, 171 pacientë janë shëruar.”- ka thënë Ramadani.

Kështu me rritjen e sotme numri total i të vdekurëve nga virusi ka shkuar në 130.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll