Bota

Spanja nuk gjen qetësi/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 628 raste të reja nga Covid-19

18 Korrik 2020, 13:32 Nga DOSJA
Spanja nuk gjen qetësi/ Në 24 orët e fundit regjistrohen 628

SPANJË– Në Spanjë është rritur sërish numri i të infektuarve nga Covid-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 628 raste të me Covid-19 dhe numri në total i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 266.255 të tjerë.

Sipas mediave të huaja shifra e ditës së sotme rezulton të jetë shifra më e lartë e regjistruar në Spanjë që nga 8 maji. Bëhet me dije se shumica e rasteve u regjistruan në Aragon dhe Katalonjë. Ndërkohë deri më tani numri në total i viktimave ka shkuar në 28.420 persona.

Autoritetet spanjolle në Katalonjë kanë rikthyer disa prej masave të kufizimit dhe bllokimit pas rritjes së shifrave të rasteve të reja me infeksionin e shkaktuar nga koronavirusi.

Masat kufizuese gjithashtu janë rivendosur edhe në Barcelonë, ku i është kërkuar banorëve të qytetit të qëndrojnë në shtëpi, të shmnagin tubimet, daljet gjatë natës dhe aktivitetet kulturore. Po ashtu janë ndaluar gjithashtu edhe tubimet e më shumë se 10 personave.

Burimi:murciatoday

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi en spanje koronavirusi en spanje

Sondazh

Poll