Aktualitet

Droni i zbulon fidanët me kanabis, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

18 Korrik 2020, 07:11 Nga DOSJA
Droni i zbulon fidanët me kanabis, arrestohet 28-vjeçari në

SHKODËR – Policia po vijon kontrollet në Shkdër kundër kultuivimit të lëndëve narkotike. Si rezultat është arrestuar një 28-vjeçar me iniciale P.B., banues në fshatin Prekal.

Ky i fundit kishte mbjellë disa bimë kanabis në një sipërfaqe toke në fshatin Pult. Lënda narkotike u zbulua falë monitorimit nga ajri me dron.

Njoftimi i policisë

Shkodër Vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Kontrollet nga toka me grupe kontrolli dhe nga ajri me dronë e helikopter. Finalizohet operacioni policor “Pult” Si rezulat i konstatimit me dronë, kapet dhe arrestohet në flagrancë në tentativë për kultivim të bimëve narkotike një 28 vjeçar Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe kontrollit të territorit me dronë, u bë lokalizimi i një shtetasi i cili në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Pult, kishte hapur një sipërfaqje toke enkas për të kultivuar kanabis.

Mbi bazën e filmimeve dhe informacioneve u organizua operacioni policor i koduar “Pult”, në kuadër të të cilit pas mbajtjes nën vëzhgim u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, i shtetasit P. B. 28 vjeç , banues në fshatin Prekal, Shkodër, në tokën që kishte hapur dhe kishte kultivuar fidanët narkotikë. Kontrollet e territorit po vijojnë pa ndërprerje me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të kanabisit Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne shkoder policia e shkodres kanabis ne shkoder policia e shkodres

Sondazh

Poll