Aktualitet

AKSIONI: 25-vjeçari në versionin “Fast&Furious”, me 170 km/h në Tiranë-Durrës, Policia i bën shenjë të ndalojë

18 Korrik 2020, 06:38 Nga DOSJA
AKSIONI: 25-vjeçari në versionin “Fast&Furious”, me

TIRANË– Policia Rrugore ka zhvilluar kontrolle me radatë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë si pjesë e aksionit për parandalimin e aksidenteve rrugore si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara. Që prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në 01:00 të mëngjesit të sotëm ka pasur persona që qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 141 km/h deri në 170 km/h.

Madje një 25-vjeçar nuk i ishte bindur urdhërit për ndalim nga Policia duke u larguar me shpejtësi skëterrë 171 km/h, megjithatë u arrit që të “neutralizohej”. Për thuajse 6 orë kontrolle, Policia Rrugorë ka pezulluar 15 patenta për tejkalim shpejtësie.

Mos nxitoni për të arritur fundin apo Policinë, shpejtësia vret jetë. Shijoje fundjavën, por respekto rregullat e qarkullimit, se pastaj do të vuash mungesen e patentës në rastin më të mirë dhe spialin në rastin më të keq. Siguria rrugore një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit për vitin 2020″-shkruan Policia. 

 

POSTIMI I PLOTË:

Nxitimi të çon në ???♀ apo më keq akoma në?. Vijon kontrolli me Radar ?, në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara. Pavarësisht kontrolleve të shtuara në këto akse, jo vetëm në fundjavë por çdo ditë, ka akoma shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.. Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri ne 01:00 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar nga kontrolli me radar shpejtësi nga 141 km/h deri 170 km/h ✈ ?❗❗❗❗❗❗. 25 vjeçari, me shpejtësi 170 km/h kapet gjatë ndjekjes nga patrullat e Policisë Rugore pasi nuk ndaloi kur punonjësi i Policisë i bërë shenjë ndalimi. ?? 15 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi deri në dyfishin e limit të lejuar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë. ? shpejtësisë✈️✈️?️ se destinacioni ? ❓❓❓❓❓❓?. Mos nxitoni ✈️për tê arritur fundin?, apo ?✍??♀, shpejtësia ✈️?️ vret jetë. Shijoje fundjavën, por respekto rregullat e qarkullimit, se pastaj do të vuash mungesen e patentës në rastin më të mirë dhe ? në rastin më të keq. Siguria rrugore një ndër prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit për vitin 2020.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore policia rrugore

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Korrik 2020, 18:22

Ish-deputeti i PS preket nga COVID-19

VLORË –Ish-deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Fatmir Toçi është prekur nga COVID-19. Toçi për momentin ndodhet në spital, në gjendje të ...