Aktualitet

U prek nga COVID-19, ish-deputeti socialist: Nuk është një lojë, kush më ka takuar të bëjë tamponin

17 Korrik 2020, 20:45 Nga DOSJA
U prek nga COVID-19, ish-deputeti socialist: Nuk është një

VLORË- Ish-deputeti socialist i Vlorës, Fatmir Toçi ka rezultuar pozitiv në testin ndaj COVID-19. Në një reagim në rrjetet sociale, Toçi tregon se vendosi t’i nënshtrohej testit, pas një gjendje dobësie. Ai shton më tej, se është vetëkarantinuar së bashku me familjarët e tij, për të cilët thotë se nuk janë prekur nga COVID-19.

Ndër të tjera, ish-deputeti rrëfen se pas 5 ditësh i izoluar, sot i është drejtuar institucioneve shëndetësore, të cilat tashmë do të kujdesen për shëndetin e tij. Toçi gjithashtu ka bërë thirrje për personat që e kanë takuar gjatë ditëve të fundit, që të shkojnë e të bëjnë tamponin.

Reagimi i plotë

I PREKUR NGA COVIDI Dua të njoftoj miqtë e mi, të afërmit dhe të njohurit e shumtë se pas disa hamendjesh e dyshimesh për shkak të një gjendje dobësie shëndetësore vendosa të bëj provën e tamponit nëse kjo vinte nga prekja e sëmundjes së shekullit, Covid-19. Dhe rezultova pozitiv:-( Pas kësaj, unë dhe familjarët e mi, edhe pse ata nuk rezultuan si unë të prekur, iu nënshtruam vetëkarantinimit, për të mbrojtur jetët tona dhe të të tjerëve, por dhe në zbatim të ligjit, transparencës e në emër të moralit qytetar. Sot, 5 ditë pas jetës në karantinë i izoluar në shtëpi, vendosa t’u drejtohem intitucioneve të specializuara të kujdesit shëndetësor për ta ndjekur gjendjen time shëndetësore, me besimin e plotë në kujdesin dhe aftësitë e tyre profesionale e humane.

U bëj thirrje të gjithë atyre njerëzve që puna, shoqëria apo rastësia i ka bërë të kontaktojnë me mua këtë javën e fundit, të shkojnë e të bëjnë me domosdo provën e tamponit, për t’u siguruar se janë negativ, për të mbrojtur veten, familjet e tyre, të afërmit dhe gjithë shoqërinë tonë! Duke besuar në mirkuptimin dhe vlërësimin e këtij njoftimi jo të këndshëm, ju ftoj të bëni të gjitha përpjekjet për vlerësimin dhe zbatimin e masave me rreptësi dhe rigorozitet për t’u mbrojtur nga kjo flamë, sepse unë që po e provoj ju garantoj se nuk është thjesht një lojë dhe as ekzagjerim i situatës, siç thuhet jo rrallë me mendjelehtësi të çuditshme dhe naive. Lutem për ju të gjithë, miqtë e mi, që të mos ta provoni këtë situatë, por çdo gjë varet nga secili prej jush! ?

Në 24 orët e fundit ndërkohë u shënuan 55 raste të reja me COVID-19. Gjithashtu tre pacientë të tjerë humbën betejën me virusin. Aktualisht në spitalet COVID ka 106 pacientë të shtruar, 9 prej të cilëve në terapi intensive, ku 1 është intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatmir toci fatmir toci me covid-19 fatmir toci fatmir toci me covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Korrik 2020, 18:22

Ish-deputeti i PS preket nga COVID-19

VLORË –Ish-deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Fatmir Toçi është prekur nga COVID-19. Toçi për momentin ndodhet në spital, në gjendje të ...