Aktualitet

Vdekja e 21-vjeçares në Infektiv, Brataj: Kishte hipertension, diabet dhe obezitet

17 Korrik 2020, 20:40 Nga DOSJA
Vdekja e 21-vjeçares në Infektiv, Brataj: Kishte hipertension,

TIRANË- Kreu i Urgjencës kombëtare, Skënder Brataj, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në një intervistë në “Provokacia”, Brataj është ndalur tek intektimi i moshave të reja dhe veçoi rastin e 21-vjeçares e cila humbi jetën nga koronavirusi.

Sipas tij 21-vjeçarja u fut në terapi intensive, pasi ajo kishte sindromë metabolike, që përfshinë hipertensionin, obezitetin dhe diabetin.

 “Për të rinjtë, me hapjen e masave dolën më shumë dhe janë më të pak të kujdeshëm. Për sa i përket të rinjve në terapi intensive nuk më rezulton, ishte vetëm rasti i djeshëm por ishte me sindromë metabolike, që përfshin hipertensionin, obezitetin dhe diabetin. E kemi thënë që ata me patologji janë më të rrezikuar”, u shpreh ai.

Më tej kreu i Urgjencës thekson se fakti që ka të rinj të infektuar është për shkak se janë më pak të kujdeshëm se moshat e tjera. 21-vjeçarja humbi jetën pak ditë më parë dhe është viktima me e re COVID-19 në Shqipëri.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet skender brataj vdes 21 vjeçarja në tiranë viktimat e covdi në shqipëri skender brataj vdes 21 vjeçarja në tiranë viktimat e covdi në shqipëri

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Korrik 2020, 18:22

Ish-deputeti i PS preket nga COVID-19

VLORË –Ish-deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Fatmir Toçi është prekur nga COVID-19. Toçi për momentin ndodhet në spital, në gjendje të ...