Aktualitet

Bllokohet sërish ngritja e GJK/ KED verifikon kandidatët, 6 nuk plotësojnë kushtet, 3 tërhiqen nga gara

18 Korrik 2020, 07:09 Nga DOSJA
Bllokohet sërish ngritja e GJK/ KED verifikon kandidatët, 6 nuk

TIRANË- Bllokohet ngritja e Gjykatës Kushtetuese! Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka njofuar mëngjesin e sotëm se ka përfunduar verifikimin e kandidatëve që kanë dorëzuar emrin e tyre për një post në Kushtetuese. KED njoftoi se pas verifikimit disa prej kandidatëve kanë hequr dorë nga gara, ndërsa disa të tjerë nuk përmbushinin kushtet.

Sipas KED, kandidatët që nuk plotësonin kriteret ligjore janë: Vjosa Bodo, Vasil Bendo, Dedë Kasneci, Besnik Muci, Ardita Alsula, Shaqir Hasanaj , Vjosa Bodo, Vasil Bendo, Dedë Kasneci, ndërsa Klodian Rado, Prel Martini, Envi Hicka u tërhoqën.

Gjykata Kushtetuese ka aktualisht katër gjyqtarë, por i duhen edhe dy të tjerë për të forumuar trupën funksionale në mënyrë që të marrë vendime.

Grupi i punës i ngritur nga KED, kryesohej nga Saida Dollani dhe anëtarja zëvendësuese Marsida Xhaferllari. Gjykata Kushtetuese është ende në ngërç për shkak të shkarkimeve nga procesi i Vettingut dhe prej disa vitesh është jofunksionale. Deri në plotësimin e dy vendeve bosh, Kushtetuesja do të duhet të të mbajë ende në sirtar çështjet e zgjedhjeve të 30 qershorit apo edhe atë të shembjes së Teatrit.

Për shkak të çështjeve të rëndësishme të lëna pa vendim, Komisioni i Venecias në opinionin e publikuar disa javë më parë kërkoi rifillimin e punës për plotësimin e vendeve bosh, për të plotësuar edhe një prej kushteve të vendosura për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.  

(k..m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emërimet në gjykatën kushtetuese gjykata kushtetuese ked per kushtetuesen emërimet në gjykatën kushtetuese gjykata kushtetuese ked per kushtetuesen

Sondazh

Poll