Aktualitet

Ecuria e COVID-19, Brataj: Nuk e dimë sa do të rrijë, vala e parë nuk ka ikur

17 Korrik 2020, 20:04 Nga DOSJA
Ecuria e COVID-19, Brataj: Nuk e dimë sa do të rrijë, vala e

TIRANË –Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënderaj Brataj ka folur në lidhje me vijueshmërinë e COVID-19. Nga studio e “Provokacia”, Brataj është shprehur se nuk dihet sesa do të qëndrojë virusi, duke dhënë edhe shembullin e gripit spanjoll, i cili ka zgjatur për 2 vjet.

Më tej ai ka shtuar, se pas verës COVID-19 do t’i shtohet edhe një ushtar tjetër që është gripi sezonal. Sipas Brataj, vala e parë nuk ka ikur ende dhe po e kalojmë aktualisht.

“Virusi nuk e dimë sa do të rrijë. Në historinë e pandemive ka pasur sezone edhe vite. Ato të mesjetës kanë zgjatur 6-7 vjet. E fundit, gripi spanjoll ka zgjatur 2 vjet. Mund të zgjasë ky si grip dhe ndërkohë i vjen sezonaliteti i gripit të zakonshëm që e përkeqëson gjendjen. Do t’i shtohet edhe një ushtar tjetër në krah.  Vala e parë nuk ka ikur, e kemi prezent”, tha Brataj.

Në 24 orët e fundit ndërkohë u shënuan 55 raste të reja me COVID-19. Gjithashtu tre pacientë të tjerë humbën betejën me virusin. Aktualisht në spitalet COVID ka 106 pacientë të shtruar, 9 prej të cilëve në terapi intensive, ku 1 është intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne shqiperi skender brataj covid-19 ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Korrik 2020, 18:22

Ish-deputeti i PS preket nga COVID-19

VLORË –Ish-deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Fatmir Toçi është prekur nga COVID-19. Toçi për momentin ndodhet në spital, në gjendje të ...