Aktualitet

Shi dhe temperatura të ulëta, sot mos dilni pa çadër, ja parashikimi i motit (HARTA LIVE)

18 Korrik 2020, 06:23 Nga DOSJA
Shi dhe temperatura të ulëta, sot mos dilni pa çadër, ja

TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vend.

Sipas IGJEUM, paraditja do të jetë me reshje të pakta, por në orët e mesditës dhe pasdites parashikohet që vranësirat të zhvillohen, duke bërë që reshjet të përfshijnë të gjithë vendin. Mbrëmja do të përmirësojë kushtet e moti.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 13°C deri në 29°C. Në zonat bregdetare, temperaturat do të variojnë nga 19 / 27°C; në vendet e ulëta: 18 / 29°C, ndërsa në vendet malore: 13 / 25°C. 

Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4-5 ballë.

HARTA LIVE: 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet igjeum parashikimi i motit igjeum parashikimi i motit

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Korrik 2020, 18:22

Ish-deputeti i PS preket nga COVID-19

VLORË –Ish-deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Fatmir Toçi është prekur nga COVID-19. Toçi për momentin ndodhet në spital, në gjendje të ...